Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Evis Kushi dhe basketbollistët e ekipit të Elbasanit

Politikë

Kushi me basketbollistët e ekipit të Elbasanit: Investime madhore në sport gjatë dy mandateve të PS, akoma më shumë vëmendje në të tretin

3 Prill 2021, 17:45| Përditesimi: 3 Prill 2021, 17:48

  • Share

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Evis Kushi, Kreu i Grupit Parlamentar Socialist Taulant Balla dhe Kryetari i Bashkisë Elbasan Gledian Llatja, ditën e stome kanë zhvilluar një takim me basketbollistët e ekipit të Elbasanit rreth investimeve në sport dy mandatet e fundit të PS.

Gjatë bisedimit është theksuar se ky investim do të thellohet edhe më shumë gjatë mandatit të tretë të Partisë Socialiste.

Këtë takim, ministrja Kushi e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin e saj social Facebook, ku ka renditur disa prej arritjeve dhe investimeve në sport gjatë dy mandateve:

“Rritëm grantin për sportin dhe financimin për infrastrukturë sportive;

Janë realizuar investimet madhore për "Tirana Olympic Park", stadiumin e Elbasanit, Shkodrës dhe atë kombëtar "Air Albania";

Janë rikonstruktuar 62 terrene sportive dhe palestra sportive në sistemin arsimor parauniversitar;

Rikthyem në sistemin arsimor parauniversitar klasat sportive, si edhe rritëm në tre orë edukimin fizik në shkolla etj.”, shkruan Kushi.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?