Evis Kushi

Kushi jep lajmin e mirë: 2021 fillon me 15% rritje page për të gjithë mësuesit, përkushtimi i tyre gjithmonë në qendrën të vëmendjes

4 Janar 2021, 12:00| Përditesimi: 4 Janar 2021, 12:06

  • Share

Ministria e Arsimit Evis Kushi, mëngjesin e sotëm e ka nisur më një lajm të mirë për të gjithë mësuesit.

Përmes një postimi në rrjetin e saj social Facebook, ajo ka lajmëruar se viti 2021 do të nis më rritjen e pagave të mësuesve në të gjithë vendin me 15%.

Ajo ka shtuar se puna e palodhur dhe sakrificat e pareshtura të çdo mësuesi do të kenë gjithmonë vëmendjen e duhur.

Në fund të postimit ajo ka shprehur mirënjohjen për të gjithë!

Sipas skemës së publikuar nga vetë ministrja, vihet re një rritje drastike e dukshme e pagës së mësuesve në raport me vitin 2019 që ka pasur një rritje vetëm prej 7%.

 

 

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?