'Kush tha që jeta nuk është e bukur?! Duhet vetëm kurajo për ta jetuar...' Letra prekëse e nënës së fëmijës 2 vjeç infektuar me HIV/AIDS

1 Dhjetor 2023, 15:04| Përditesimi: 1 Dhjetor 2023, 15:15

  • Share

Një fëmijë vetëm 1 vjeç ishte pacienti më i vogël që u diagnostikua vjet me HIV/ AIDS. Ai dyshohet të jetë infektuar nga shërbimet shëndetësore që i kanë ofruar pasi të dy prindërit rezultuan negavitë.

Në një letër që qarkullon nëpër media me rastin e ditës botërore të HIV/AIDS gruaja tregon peripecitë dhe vështirësitë me të cilën u përball kur mori vesh. Sot jetojnë në një vend larg Shqipërisë ku nga letra duket se i kanë siguruar djalin trajtimin mjekësor dhe ai është në gjëndje të mirë shëndetësore. 

Rasti u trajtua një vit më parë dhe në media dhe nga Report Tv

Letra

Bir'

e kisha menduar me te larget kete leter,por fundja se shume gjera na erdhen ne jete pa pyetur...

Ai fillim tetori 2021i dha kuptim gjithe botes sime.Syte e tu ishin gjeja me e bukur qe kisha pare ndonjehere e kalonin cdo kufi te enderruar me pare.U bera nene asgje tjeter nuk mund te ishte me e forte se kjo.Por,sa fytyra mund te nderronte lumturia brenda pak muajve?Deri ku mund te degjohej klithma e nje shpirti te copetuar?!

Ah mor bir sa shume dhemb femija...

Cfare mund te jete me e rende per zemren e nje nene se sa te tretet femija perpara syve.Ishin ditet e para te muajit Mars kur ma corren shpirtin pergjithmone:"Djali juaj eshte infektuar me virusin Hiv"Kush??Djali im??I vogli im qe sapo ka ardhur ne jete??

Si mund te jetoje ky virus ne trupin e brishte te djalit tim??

ohhh Zot pseee???

Ku ta merrte forcen shpirti im per te derguar kembet ne sallen e reaminacionit.

Si nuk e kisha kuptuar luften qe po beje per te mbijetuar prej muajsh o bir?Me shihje ne syte qe te rendonin aq shume por nuk te lexova dot.Ta ndjeva frymemarrjen e lodhur por i jepja shpjegime qe  ishin shume larg te vertetes.Si nuk e kisha kuptuar qe po me shuhej drita e syve dhe po me kaplonte erresira vrasese??

E me te gjitha keto thika qe me nguleshin nje nga nje,hapat me ngadalesoheshin gjithmone e me shume drejt teje...

Ndjehesha fajtore qe nuk isha une ne vendin tend.Ne ato pak sekonda me erdhen ne mendje te gjitha format qe mund ta merrja edhe une kete virus.Me kalonin perpara syve te gjitha rruget qe

 mund te ishin fatale per mua.

Por,te gjitha keto u fshine sapo pashe syte e tu qe prisnin nga dera,ndoshta me prisje mua,ndoshta edhe babin ose ndoshta thjeshte shpresen per t'ia dale.

E ndjeve dhe ti i vogli im qe na u permbys jeta dhe asgje nuk do ishte me si me pare,fatkeqesisht.

Por,dashuria per ty ishte me e madhe se te gjitha keto mendime. Lufta per te te pasur ty do ishte shume me e ashper se ky armik qe gjeti trupin tend komplet te papergatitur per ta mposhtur. Femija eshte i shtrenjte biri im dhe nuk leshohet kollaj. Per ty do ti ngulja kthetrat aq thelle deri sa te mos kishte fuqi asnje virus te tregohej kokeforte. Fiks keshtu bera. Te shtrengova fort ne krahe e t'u betova se do t'ia dalim.

Mami jot beson fort tek dashuria, por me shume beson ne Zot! Forcen e gjeta tek ai, u mbajta e sigurt tek babi yt dhe te ngrita me gjithe forcen e shpirtit nga ai krevat qe po te vriste avash avash. Lashe gjithe jeten time, ne emer te Dashurise per ty biri im! Ti ishe qellimi im i vetem. Vetem me rrobat e trupit, vetem ne te tre...kunder nje force jo fort te lehte per ta mposhtur. Kaluam male e dete e trokitem kudo. Kerkuam ndihme deri ne deshperim. Nuk u ndalem dhe sa here fati na conte ne piken 0.Kur na dilnin pa krye nuk dorezoheshim,hapnim nga fillimi rruge te reja. Ti pike e dobet,ti pike e jona e forte!

Hej bir,shiko ku jemi sot.Jemi ne nje vend te huaj, me veshtiresi te ndryshme, larg njerezve te aferm,larg jetes se enderruar...Por, te kemi ty, te jetojme ty! Djali im i vogel,i brishte sot pas 2 vitesh ne lufte me jeten u tregove kaq i madh. Luftove dhemb me dhemb e nuk na e leshove doren kurre.

Ohhh shpirti im, ti je qe sot vrapon neper shtepi plot drite e hare?! Te kam vertete ne krahe?! Ti po therret "Mama"Baba" dhe po kendon vargje plot melodi?!

Kush tha qe jeta nuk eshte e bukur?!

Duhet vetem kurajo per ta jetuar...

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?