Kush janë dy banorët që u eliminuan nga Big Brother! Njihuni me tre konkurrentët e rinj

25 Shkurt, 07:35| Përditesimi: 25 Shkurt, 07:36

  • Share

Dy banorë lanë mbrëmë shtëpinë e Big Brother. Bëhet fjalë për Albi Nakon dhe Arta Kabashin.

Albi Nako la shtëpinë pas nominimit të të gjithë djemve. Ky nominim u bë nga hapja e kutisë së Pandorës nga Sara Gjordeni. Ai ishte banori më pak i votuar nga të gjithë djemtë e shtëpisë.

Pas Albit, Arta ishte banorja e dytë që u eliminua mbrëmjen e sotme. Nga marrëdhënia e fortë që kishte krijuar me Riken, Vesën dhe Romeon, këta të fundit ‘shpërthyen’ në lot gjatë momentit që Arta la shtëpinë.

“Shumë e bukur për mua si eksperiencë, por është jashtëtokësore. Kur je brenda aty, duket që shumica e banorëve kanë hyrë në një trajnim për të pasur një sjellje të caktuar. E di që jashtë nuk mundet të kuptohet. Më shumë lojtar dhe tregon veten më pak se të tjerët? Më ka ndodhur me Ilnisën që e ka bërë personazhion e vërtet, por ka raste që tregon personalitetin e saj”, tha Arta pas eliminimit.

Ndërkohë, 3 banorë të tjerë u bashkuan lojës brenda shtëpisë së Big Brother VIP, Sara Karaj, Julia Ilirjani dhe Silvi Topalli.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?