Nga aksidentet misterioze deri te ‘luftimet’, historia e vdekjes së 43 pilotëve shqiptarë! Esencë-Report Tv

7 Prill, 21:04| Përditesimi: 8 Prill, 12:41

  • Share

43 pilotët shqiptarë kush ishin? Cili ishte fati i tyre?  Si u vranë, pse? Cilat ishin kushtet e vrasjes së tyre? Përse një vend kaq i vogël si Shqipëria ka kaq shumë heronj aviatikë?  

Eljan Tanini bisedoi në Esencë në Report Tv me Kujtim Seranin i cili ka krijuar bashkë me miqtë e tij një shoqatë për pilotët shqiptarë të rënë në krye të detyrës. I ftuar në Esencë ishte edhe Aleksandër Çala, autor i librit “Meteor’’, kushtuar personave të kësaj teme. Jahja Delia, Babai i pilotit Floran Delia foli mes dhimbjes për humbjen e djalit, babai i 43-vjeçarit rrëfen çastin e fundit kur  kishte përcjellë të birin si zakonisht për në punë.

Eljan Tanini: -Si është kjo çështje me krah që nuk jeton më mes nesh?

Kujtim Serani: -43 dëshmorë të Aviacionit Shqiptar, një pjesë ranë në krye të detyrës. 2-3 prej tyre kanë rënë aksidentalisht në Rusi. Rreth 40 pilotë janë vrarë në krye të detyrës. Marsi dhe Nëntori janë muajt e vshtirë të Aviacionit Shqiptar. 4 pilotë, 2 teknikë, 2 mjek, 2 infermierë dhe disa studentë, rreth 21 vetë në Llogora ndërruan jetë. Në vitin 2007 kemi krijuar shoqatën tonë në lidhje me të rënët e aviacionit shqiptar.

Eljan Tanini: Roli juaj me këtë libër?

Aleksndër Çala: -Kam bërë një punë voluminoze për këtë libër, kam bashkëpunar edhe me familjet. Këta janë disa nga ata.

Ibush Vokshi: -Ka lindur në Kosovë. Ibushi mbaroi Normalen e Elbasanit në vitin 1942 dhe më pas u rreshtua në formacionet partizane të Zonës së Kurveleshit. Pas çlirimit studioi në Ish-Jugosllavi në Shkollën e Aviacionit. Në vitin 1947, ndërsa po jepte provimin për pilot, avioni i tij pësoi katastrofë ajrore në afërsi të Ljubjanës, Slloveni. Është varrosur në Lubjanë.

Qemal Sadedin Mërtiri: -Ka lindur në vitin 1929 në Tragjas të Vlorës. Në vitin 1942 u rreshtua në formacionet partizane të Brigadës së V-të Sulmuese. Në mars të vitit 1945 filloi studimet në Shkollën e Mesme Ushtarake “Skënderbej”, pas përfundimit të së cilës shkoi në ish-Bashkimin Sovjetik për pilot, në Novosimbirsk. Në 12 tetor 1951, pësoi katastrofë ajrore në afërsi të Novosibirskut. U varros në Novosimbirk.

Myrteza Islam Xhani: -Ka lindur në vitin 1939. Islami filloi studimet në Shkollën e Mesme Ushtarake “Skënderbej”, ndërsa më pas në ish-Bashkimin Sovjetik për pilot. Vdiq papritur në vitin 1957 gjatë një shëtitje dhe larje në lumë të organizuar nga shokët e kursit në fundjavë.

Vasil Nikolla Trasha: Në vitin 1945 filloi studimet për pilot në ish-Jugosllavi, por i përfundoi ato në Harkov (ish-Bashkimin Sovjetik), për pilot reaktivi. Ra në krye të detyrës më 23.03.1958, ndërsa fluturonte me avion MIG-15 mbi rajonin e Fier-Sheganit të Lushnjës. Nga baza e Kuçovës kanë rënë 9 pilotë. Marsi ka marrë gjithmonë shumë pilotë.

Bego Isa Hoxha: Ka lindur në vitin 1944 në fshatin Tërbaç të Vlorës. Ka mbaruar Akademinë e Forcave Ajrore në vitin 1966 për pilot reaktivi dhe ka kryer detyrën e komandantit të ekuipazhit ne Regjimentin e Rinasit. Më datë 07.03.1974 pësoi katastrofë ajrore ndërsa po fluturonte në rajonin e Fushë-Krujës me avionin MIG-19. Mosha mesatare e pilotëve të rënë në detyrë është 30 e pak vjeç. Harta e fluturimeve ka qenë e ndarë me zona.

 Niko Selman Hoxha: Ka lindur në vitin 1926 në fshatin Tragjas të Vlorës. Ai mbaroi studimet për pilot dhe kuadër drejtues në ish-BRSS. Niko Hoxha ishte pilot i Klasit të Parë. Më 20.11.1965, ra në krye të detyrës, ndërsa fluturonte me avion MIG-19, gjatë një ushtrimi mbi rajonin e regjimentit.

Hazbi Ramadan Serani: Ka lindur më 01.03.1944 në Çorrush të Fierit. Mbaroi Akademinë e Forcave Ajrore për pilot reaktivi dhe ka kryer detyra të ndryshme deri në zëvëndëskomisar regjimenti. Ra në krye të detyrës me 04.10.1972 mbi rajonin e Ballshit, ndërsa fluturonte me avion MIG-19 për kryerjen e detyrës luftarake. Gjatë qitjes, për shkak të një defekti teknologjik të një predhe avioni pësoi katastrofë.

Fuat Sulaj, dërgohet për studime në Bashkimin Sovjetik me urdhër të Ministrit. Ka qenë 23 maj i 1957 kur Fuati, studenti i aviacionit u mbyt gjatë demonstrimit stërvitor në lumin e madh “Vollga”. Janë gati 60 vite që nuk është mundësuar prurja e eshtrave në atdhe.

Vasil Nikolla Trasha: Ishte një nga pionierët e Aviacionit Shqiptar. Është lindur në vitin 1926 në Dishnicë të Korçës. Në vitin 1945 filloi studimet për pilot në ish-Jugosllavi, por i përfundoi ato në Harkov (ish-Bashkimin Sovjetik), për pilot reaktivi. Ra në krye të detyrës më 23.03.1958, ndërsa fluturonte me avion MIG-15 mbi rajonin e Fier-Sheganit të Lushnjës.

Myrteza Islam Xhani: Ka lindur në vitin 1939. Islami filloi studimet në Shkollën e Mesme Ushtarake “Skënderbej”, ndërsa më pas në ish-Bashkimin Sovjetik për pilot. Vdiq papritur në vitin 1957 gjatë një shëtitje dhe larje në lumë të organizuar nga shokët e kursit në fundjavë. Rrethanat kanë mbetur misterioze!

Jovan Llazar Kacorri: Ka lindur më 05.08.1940 në fshatin Boboshticë të Korçës. Mbaroi Akademinë e Forcave Ajrore për pilot në Vlorë. Humbi jetën gjatë një fluturimi stërvitor, ku avioni i tij pësoi katastrofë ajrore në afërsi të qytetit të Fierit.

Hektor Eftim Lako: Lindur më 01.09.1929 në Përmet. Pas Çlirimit të vendit kreu studimet për pilot reaktivi në ish-Bashkimin Sovjetik. Ra në krye të detyrës më 23.03.1962 në rajonin e Kuçovës.

Sokrat Basha: Ka lindur në Mozhaj të Lushnjës dhe ka banuar në Kamëz të Tiranës. Ka kryer studimet për pilot reaktivi në ish-Bashkimin Sovjetik. Ra në krye të detyrës më 21.03.1963 ndërsa kryente fluturime natën në rajonin Prezë-Krujë gjatë përgatitjes për të marrë një klasë më të lartë fluturimi.

Stilian Vani Tanku: Ka lindur më 15.10.1943 në Korçë dhe ka banuar në Kuçovë. Ka mbaruar Akademinë e Forcave Ajrore për pilot reaktivi dhe kryente detyrën e komandantit të ekuipazhit në Regjimentin e Kuçovës. Pësoi avari të rëndë gjatë fluturimit 27.09.1967, ndërsa fluturonte me avion MIG-17 mbi rajonin e Elbasanit. Pas katapultimit, që e dëmtoi rëndë fizikisht nuk mundi të mbijetonte.

 Refit Asllan Jazo: Ka lindur në vitin 1930 në fshatin Dukat të Vlorës. Mbaroi studimet për pilot në ish-Bashkimin Sovjetik. Më 05.09.1970 humbi jetën në një katastrofë ajrore në rajonin e Lushnjës së bashku me pilotin Muharrem Hida.

Muharrem Murat Hida: Ka lindur në vitin 1938 në fshatin Qinam të Tiranës. Mbaroi Akademinë e Aviacionit në Vlorë. Më 05.09.1970 humbi jetën në një katastrofë ajrore në afërsi të Lushnjës ndërsa fluturonte me avionin AN-2, së bashku me pilotin Refit Jazo.

Kaso Salo Petoshati: Ka lindur në qytetin e Vlorës. Studioi për pilot në ish-Bashkimin Sovjetik. Më 06.05.1971 gjatë një fluturimi stërvitor natën, ra në krye të detyrës së bashku me Shyqyri Ballën, shefin e Shtabit të Akademisë.

Shyqyri Azis Balla: Ka lindur në fshatin Orenjë të Elbasanit. Në vitin 1950 mbaroi Shkollën e Mesme Ushtarake “Skënderbej” e më pas u kualifikua për aviodrejtues në ish-Bashkimin Sovjetik. Ra në krye të detyrës më datë 06.05.1971 gjatë një fluturimi stërvitor natën së bashku me pilotin Kaso Petoshati.

Islam Mani: Ka lindur në qytetin e Pogradecit. Mbaroi Akademinë e Aviacionit për pilot. Gjatë karrierës ushtarake kreu detyrën e komandantit të ekuipazhit në Akademinë e Aviacionit në Vlorë. Në nëntor të vitit 1973, gjatë një fluturimi stërvitor me avionin JAK-18 pësoi katastrofë ajrore në Malin e Shushicës.

Dhimitër Spiro Robo: Ka lindur në vitin 1949 në Shtikë të Kolonjës. Ka mbaruar Akademinë e Forcave Ajrore për pilot reaktivi. Më 12.06. 1974, ndërsa po fluturonte mbi rajonin e Ballshit, si pasojë e një defekti teknologjik, avioni MIG-21 që ai drejtonte pësoi katastrofë ajrore.

 Aleksandër Çala: Ka relacione për të gjithë ata që vdiqën në krye të detyrës, përmes të dhënave teknike.

Veiz Halil Kovaçi: Ka lindur në vitin 1949 në Gjakovicë të Skraparit. Ka mbaruar Akademinë e Forcave Ajrore për pilot reaktivi. Më 05.08.1974 ra në krye të detyrës, ndërsa po ngrihej me avion MIG-19, i cili pësoi një defekt të rëndë teknik.

Aleksandër Çala: Teknikat e mekanizmave të avionëve lindorë kanë pasur disa mangësi në katapultim. 

Luto Refat Sadikaj: Ka lindur më 1 shkurt 1944 në fshatin Çorrush të Mallakstrës. Ka mbaruar Akademinë e Forcave Ajrore në Vlorë për pilot reaktivi. Ra në krye të detyrës me datë 29.03.1982 ndërsa po ngrihej për fluturim me avion MIG-21. Luto ra në Gjadër, në turbinë u gjetën pjesë të shpendëve

Sefedin Hasan Tomçini: Ka lindur në Polozhan të rrethit të Dibrës në vitin 1942. Ka kryer studimet për pilot reaktiv në ish-Bashkimin Sovjetik dhe fluturonte me avion MIG-19. Ra në krye të detyrës më 07.06.1977 pas një katastrofe ajrore ndërsa fluturonte afër Karbunarës, në Lushnjë.

Shpëtim Selman Sula: Ka lindur më 29 dhjetor 1951 në Shkodër. Ka mbaruar Akademinë e Forcave Ajrore për pilot. Ra në krye të detyrës më 30.08.1979, ndërsa po kthehej nga fluturimi me avion MIG-19. Gjatë uljes avioni pati defekt të rëndë teknik.

Armando Liman Gjoka: Lindi më 1 prill të vitit 1954 në Tiranë. Pasi kreu shkollën e mesme përfundoi studimet në Akademinë e Forcave Ajrore në Vlorë për pilot reaktivi. Më 29.03.1980 ndërsa fluturonte me një avion reaktiv dyvendësh MIG-15, ra në krye të detyrës së bashku me pilotin Sabri Toçi.

Sabri Shefki Toçi: Ka lindur më 12 tetor 1942 në Cernen të rrethit të Dibrës. Ka mbaruar Akademinë e Forcave Ajrore për pilot reaktivi. Ra në krye të detyrës me 29.03.1980, ndërsa fluturonte me një avion reaktiv dyvendësh MIG-15, së bashku me pilotin Armando Gjoka.

Jorgji Fane: Ka lindur më 03.07.1950 në fshatin Podë të rrethit të Kolonjës. Mbaroi Akademinë e Aviacionit për teknik avioni në Vlorë. Ka punuar si teknik avioni në Regjimentin e Rinasit e më pas në atë të Gjadrit. Ra në krye të detyrës në verën e vitit 1989, ndërsa po kryente punime në avionin e tij.

Ndue Mëhill Logu: Ka lindur më 8 maj 1940 në Brashtë të Dukagjinit. Ka mbaruar Shkollën e Mesme Ushtarake “Skënderbej”, e më pas për pilot helikopteri në ish-Bashkimin Sovjetik. Vdiq në krye të detyrës me 13 shtator 1986 gjatë drejtimit të qitjeve me granata dore, ku u hodh mbi një granatë për të shpëtuar jetën e të pranishëmve në poligon.

Haki Abaz Skuqi: Ka lindur më 01.03.1958 në Lekaj të Kavajës. Ka kryer Akademinë e Forcave Ajrore për pilot reaktivi. Ra në krye të detyrës me 22.10.1986 me avion MIG-19 gjatë një fluturimi në çift, ku pësoi avari të rëndë.

 Aleksandër Çala: Helikopeterët janë djegur nga karburanti. Kemi patur edhe pilotë ne Irak, Liban.

Fluturim Qani Molla: Ka lindur më 17.08.1958 në Torovec të Korçës. Ka kryer Akademinë e Forcave Ajrore për pilot reaktivi. Ra në krye të detyrës së bashku me pilotin Eduart Kostëdhima, ndërsa fluturonin me avionin reaktiv dy vendësh MIG-15.

Idriz Ibrahim Hoxha: Ka lindur më 15 korrik të vitit 1945 në Dajç të Shkodrës. Kreu Akademinë e Forcave Ajrore për pilot reaktivi. Më datë 20.08.1993, ra në krye të detyrës, ndërsa fluturonte me avion MIG-19 mbi Detin Adriatik, në rajonin e Divjakës.

Jani Prokop Tarifa: Ka lindur më datë 05.12.1958 në fshatin Hundëkuq të rrethit Gjirokastër. Mbaroi Shkollën e Mesme Ushtarake “Skënderbej” në vitin 1977, në vitin 1981 përfundoi studimet në Shkollën e Lartë të Aviacionit në Vlorë. Më 16 shtator 2004, ra në krye te detyrës, pasi avioni MIG-19 humbi komandimin dhe pësoi katastrofë.

 Vangjel Çondi: Është lindur në Sarandë në vitin 1960, ishte pjesë e ekuipazhit të pilotëve të helikopterit qeveritar Bell 222, rrëzuar më 16 korrik 2006, gjatë transportimit të politikanit Gramoz Pashko për mjekime në Itali.

Demush Heba: Është lindur në vitin 1960, ishte pjesë e ekuipazhit të pilotëve të helikopterit qeveritar Bell 222, që transportonte politikanin Gramoz Pashko.

Qemal Kondi: Është lindur në vitin 1950, vdiq në vitin 2006 gjatë transportimit në Itali me helikopter të politikanit Gramoz Pashko.

Floran Delia: Është lindur më 01.10.1973 në Dibër. Kreu studimet në Akadiminë Ushtarake “Skënderbej” nga ku u diplomua në vitin 1996 si pilot. Kapiten Delia ka kryer kurse kualifikimi brenda dhe jashtë vendit. Ra në krye të detyrës në datë 06.04.2016 si pasojë e rrëzimit të helikopterit EC 145 në Grizhdë të Malsisë së Madhe, gjatë një fluturimi stërvitor.

Donald Hoxha: Është lindur lindur më 17.06.1988 në Berat. Kreu studimet në Akedeminë e Aviacionit të Pozzuolit në Napoli, Itali, ku e përfundoi me sukses në vitin 2011 dhe u certifikua si pilot. Ra në krye të detyrës në datë 06.04.2016 si pasojë e rrëzimit të helikopterit EC 145 në Grizhdë të Malsisë së Madhe, gjatë një fluturimi stërvitor.

Jahja Delia, Babai i pilotit Floran Delia

Mes dhimbjes për humbjen e djalit, babai i 43-vjeçarit   rrëfen çastin e fundit kur  kishte përcjellë të birin si zakonisht për në punë.

Jahja Delia: -Shteti na u gjend pranë, i ka bërë disa nga detyrat e tij. Florani ka qenë i kualifikuar, ka fluturuar edhe me MIG-21.

Pasi vajti emigrant në Angli, kur u kthye u vesh pilot në Farkë.  

Kish bërë shumë kualifikime për fluturim, së fundi kish bërë edhe për këtë tip helikopteri, i cili i mori jetën. Ka qenë në shumë vende të Europës për specializim.

Kishte më shumë se 12 vite që fluturon rregullisht. Që kur është diplomuar në vitin 1998 në shkollën “Skënderbej” dhe derisa ndërroi jetë, ka qenë gjithmonë në marrëdhënie me Forcat Ajrore.

Bëri vetëm 5 vite shkëputje, emigroi në Angli, dhe më pas iu rikthye profesionit. E dashuronte atë punë; ishte i dhënë pas karrierës, jo pas parasë. Stërvitej çdo ditë në palestër për të qenë në formë. Mbaj mend që një herë kemi folur për incidentet që mund të ndodhin në fluturim dhe më pati thënë se rrëzimi mbi ujë është shumë herë më i fortë se rrëzimi mbi tokë pasi nuk ka amortizim.

Komunikimin e fundit me të e kam pasur në orën 7:15 të ditës së mërkurë, kur e përcolla nga shtëpia dhe i urova rrugë të mbarë. Kaq. Kështu ishte fati i tij. Ai e mbylli me nder jetën e tij, por ne na la me një dhimbje. Aksidenti për mua ishte pak i çuditshëm. Helikopteri e kishte drejtimin në Radomirë, aty pranë vendlindjes sonë. Kur do të haja darkë, dëgjova lajmin se është rrëzuar një helikopter në Liqenin e Shkodrës.

E dija që djali ishte në veri. Njëherë doli një i vdekur, njeherë dy. Dikush ka thënë se ai helikopter ishte me probleme nuk duhet të fluturonte. Florani dhe Donaldi ishin në të njëjtin helikopter, një ushtar ka shpëtuar sepse ishte bashkë me ta.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Shuaip Malo: 09/04/2024 16:01

    Pershendetje Une jam i datlindjes 16.04.1951 Kam lindur ne Permet Jam rritur ne Sarande. Mbarova shkollen ushtarake SKENDERBEJ. Ne vitin 1971.mbarova akademine e forcave Ajrore ne Vlore Me von mbarova inxhinierine mekanike ne universitetin eTiranes Kam punuar teknik helikopteri ne ekipazh fluturimi me von inxhinier skuadrilje dhe nevitet e fundit te punes krye inxhinier i repartit 3780 gjithmone ne Farke Kam pasur mundesine qe perveç atyre qe kane rene jashte shqiperise per arsye te moshes ti njof fizikisht te gjithe te renet e Aviacionit Jane trimat e Aviacionit shqiptar Jane deshmoret e Atdheut qe me nje gjatesi jete te aviacionit luftarak dhe ushtarak shqiptar rreth 60 vjet...te bejne nje histori qe u shkrua me gjak ne interes te Atdheut Nje histori qe brezat do ta kujtojne me respekt Iken ne lulen e rinise dhe te rinj do ngelen ne zemrat dhe memorien tone Lavdi perjete deshmoreve te Atdheut Deshmoreve te Aviacionit luftarak shqiptar Qofshin te pa harruar Ju urojme shendet dhe suksese familjeve te tyre. Femijeve te tyre nipave dhe mbesave te tyre Lavdi Respekt pa fund per shoket dhe koleget tane. Komandantet tane te rene ne krye te detyrave te Atdheut

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?