Kush i rrëmbeu vëmendjen Bidenit gjatë ceremonisë së inagurimit? (VIDEO-FOTO)

22 Janar 2021, 11:11| Përditesimi: 22 Janar 2021, 12:44

  • Share

Duhet të ishte dita më e rëndësishme për Joe Biden por në fakt vëmendjen e morën shumë personazhe të tjerë.

Nga ish-presidenti Bill Klinton i përgjumur, tek senatori Berni Sanders i cili me veshjen e tij, jo shumë në përputhje me eventin që po mbahej dhe mënyrën se si ishte ulur, duke u bërë fenomeni i mediave sociale nga e mërkura. 

Dhe për të përfunduar me nipin e vogël të Biden.

Beau Biden, nipi i tij tetë muajsh, djali i Hunter dhe gruas së tij Melissa Cohen.  Videoja ku Biden vallëzon me nipin e tij në krahë ndërsa shikonte koncertin e inaugurimit nga brenda Shtëpisë së Bardhë ka bërë xhiron e botës. Presidenti shijoi këngën “Lovely Day” ndërsa kërcente bashkë me nipin. Beau mori emrin e xhaxhait të tij të ndjerë, djalit të madh të presidentit, ish-prokurorit Beau Biden , i cili vdiq nga kanceri i trurit në vitin 2015, në moshën 46-vjeçare.

 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?