Lai Ching

Kush është presidenti i ri i Tajvanit, kundërshtari më i ashpër i Kinës

14 Janar, 10:25| Përditesimi: 14 Janar, 10:27

  • Share

Qytetarët e Tajvanit votuan Lai Ching si president të ardhshëm të vendit, të cilin Kina e ka cilësuar si ngatërrestar dhe për të cilin kishte bërë thirrje të mos votohej.

Zgjedhjet konsideroheshin një prej më të rëndësishmeve në botë, për shkak se mund të tensionojnë edhe më shumë marrëdhënien mes Pekinit dhe Tajvanit.

“Dua të falenderoj popullin e Tajvanit për fillimin e një kapitulli të ri në demokracinë tonë", tha Ching.

Me këto fjalë, Lai Ching filloi fjalimin e tij, menjëherë pas fitores në zgjedhjet presidenciale të Tajvanit.

“Ne po i themi komunitetit ndërkombëtar se mes demokracisë dhe autoritarizmit, ne do të jemi në anën e demokracisë”, theksoi presidenti 64-vjeçar dhe shtoi: “Falë veprimit tonë, populli i Tajvanit i ka rezistuar me sukses përpjekjeve të forcat e jashtme për të ndikuar në këto zgjedhje. Ne jemi të vendosur të mbrojmë Tajvanin nga kërcënimet dhe frikësimet e vazhdueshme të Kinës", tha Ching.

Zëvendëspresidenti në largim i Tajvanit, Lai Ching i Partisë Demokratike Progresive (DPP) fitoi zgjedhjet me 40.2 përqind të votave, sipas rezultateve zyrtare afër finale, me votat e numëruara nga 98 përqind e qendrave të votimit.

Kush është presidenti i ri i Tajvanit?

Ëilliam Lai Ching e kaloi shumë keq fëmijërinë, kur babai i tij minator vdiq pas shembjes së një tuneli në një minierë.

Ishin vitet 1960 dhe Tajvani nuk ishte ende në kontroll të një industrie teknologjike që furnizon botën me 90% të gjysmëpërçuesve shumë të teknologjisë së lartë.

Nëna e tij, e cila jetonte në një periferi të klasës punëtore të Taipeit, dhe duhej të rriste vetëm Ching-te dhe pesë vëllezër e motra të tjerë.

I biri nuk ka harruar sakrificat që bëri nëna për ta rritur dhe për ta dërguar në universitet.

“Kur ai flet për të emocionohet, e pashë me sy të përlotur duke u përpjekur të ndalonte lotët. Nuk është dobësi, këmbëngulja e tij përballë sfidave të jetës private dhe politike e lejoi të dilte dhe nuk ka turp të thotë se nga e nisi”, tha një ish-ministër.

Lai studioi mjekësi dhe u specializua në Universitetin e Harvardit, kur jetonte në Amerikë zgjodhi emrin Ëilliam, si një mirësjellje për mësuesit që kishin vështirësi në shqiptimin e Ching-te.

Në shtëpi, në vitet 1980 ai ishte një mjek ekspert në trajtimin e palcës kurrizore, por kur Tajvani filloi rrugëtimin e tij demokratik, mjeku hyri në politikë.

Ai ishte deputet në Juan (parlamentin) legjislativ, atëherë kryetar bashkie i qytetit jugor të Tainan.

Në vitin 2017 arritja më e madhe: i zgjedhur si kryeministër nga Presidenti Tsai Ing-ëen. Dhe në të njëjtin vit, fraza që është bërë e famshme dhe e diskutueshme: “Unë jam një punonjës politik për pavarësinë e Tajvanit”.

Interesante, pavarësisht se Pekini e quajti atë “shkatërrues i paqes”, Partia Komuniste Kineze nuk e futi atë në “listën e zezë” të atyre që nuk do të mund të shkelin kurrë në tokën kineze: disa analistë aludojnë se ndoshta Xi Jinping e njeh forcën e kundërshtarit dhe dëshiron të mbajë një dritare të hapur për një dialog hipotetik. Presidenti i ri është më konservator se Tsai.

Por Lai ka dhuntinë e ndjeshmërisë. Si kryeministër në vitin 2018, atij iu desh të menaxhonte një aksident të tmerrshëm treni me 18 të vdekur dhe 187 të plagosur rëndë, raportojnë mediat e huaja.

Ai ka shkuar në vendngjarje, ka folur me familjarët e viktimave me lot në sy. Ai më pas iu fut punës si mjek, duke kërkuar të dhënat mjekësore të pacientëve.

“Ai i studioi ato, më pas foli mespitalet dhe pyeti nëse të mbijetuarit po bënin përparim, vazhdoi kështu për javë të tëra, pa e bërë publike çështjen. Në ato ditë, zyra e tij në Yuan dukej si ajo e një drejtori shëndetësor”, tha një gazetar tajvanez që punonte në zyrën e tij si zëdhënës.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?