Kush është Olta Xhaçka dhe Niko Peleshi, karriera politike

29 Dhjetor 2020, 16:03| Përditesimi: 29 Dhjetor 2020, 16:04

  • Share

Olta Xhaçka dhe Niko Peleshi sot kanë marrë detyra të reja. Po cila është karriera e tyre politike?

Olta Xhaçka është pjesë e është pjesë e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste që prej vitit 2009, fillimisht si përfaqësuese e Qarkut të Korçës për dy legjislatura në Kuvendin e Shqipërisë dhe në qershor 2017 është zgjedhur përfaqësuese e Tiranës. Në mars 2017, Xhaçka emërohet ministre në Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë. Ajo është anëtare e Kryesisë së Partisë Socialiste, Kryetare e Forumit të Gruas së Partisë Socialiste që prej vitit 2010. Ndërsa ka mbajtur postin e ministres së mbrojtjes që prej shtatorit të vitit 2017.

Karriera politike e  Niko Peleshit ka filluar në Tetor të 2004-ës si Prefekt i Qarkut Korçë. Në vitin 2005, zgjidhet Kryetar i Partisë Socialiste të qytetit të Korçës. Në zgjedhjet lokale të shkurtit 2007 zgjidhet Kryetar Bashkie, për t’u rikonfirmuar edhe njëherë në zgjedhjet lokale të 2011-ës. Prej vitit 2012 është anëtar i kryesisë së Partisë Socialiste. Prej Shtatorit të vitit 2013 Peleshi emërohet Zëvendëskryeministër, pozicion të cilin e mbajti deri në maj 2017. Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017, ai u zgjodh deputet në qarkun e Korçës duke kryesuar listën e Partisë Socialiste.


Lajmi kryesor:

Ndryshime në qeveri! Gent Cakaj jep dorëheqjen, Olta Xhaçka ministre e Jashtme, Niko Peleshi ministër i Mbrojtjes


B.K./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?