Ardian Bujupi

Kush është këngëtarja që po bashkëpunon Ardian Bujupi, ja detaji që kapën fansat

3 Korrik 2020, 21:51| Përditesimi: 3 Korrik 2020, 22:00

  • Share

Këngëtari njohur Ardian Bujupi ka paralajmëruar një këngë të re që do të sjellë në bashkëpunim me një vajzë. Ai ka publikuar një foto ku ka dalë bashkë me një vajzë që i duket vetëm trupi, duke e lënë surprizë për publikun.

Por, ajo që ra në sy ishte byzylyku që vajza misterioze mban në dorë. Fansat kanë aluduar se byzykyku që vajza mban në dorë i përket Xhensila Myrtezajt, pasi vetë ajo në një foto të publikuar kishte po të njëjtin byzylyk.

Kënga e re që do të sjellë Bujupi do të titullohet “Panorama” dhe do të jetë në bregdet duke u përshtatur me sezonin veror.

Gjithashtu, një tjetër detaj që tërheq vëmendjen është komenti i Xhensilës në postimin e Bujupit, teksa e shoqëron postimin me një emoji që shkel syrin, por akoma nuk dihet nëse kënga është bashkëpunim i të dyve.

Kujtojmë se Ardian Bujupi dhe Xhensila Myrtezaj sollën për publikun këngën “Çika Çika”, që rezultoi shumë e suksesshme e që ka tejkaluar shifrën e 100 milion klikimeve në Youtube.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?