Kush është i riu që mori nga spitali 30 bombolat e oksigjenit e ua dërgonte banorëve! Rasti u zbulua nga spitali, u përjashtua më 11 janar

14 Janar 2021, 16:45| Përditesimi: 14 Janar 2021, 16:46

  • Share

1610638645_shtylla.jpg

Mensur Shtylla

Report Tv ka siguruar foton e Mensur Shtyllës, 26 vjeçari i cili u arrestua pasi kishte marrë pa autorizim 30 bombola oksigjeni nga spitali i Kavajës dhe ua shpërndante njerëzve në banesat e tyre. Mensur Shtylla ishte i vetmi që kishte për detyrë dhe përgjegjësi për magazinimin e bombolave të oksigjenit në Spitalin e Kavajës. Sipas gazetarit Sokol Dema, 26 vjeçari ishte përjashtuar nga spitali që në datën 11 janar.

Ndërkohë, ai vetë ka pranuar që bombolat nuk i ka dërguar në spital, por ua ka dhënë njerëzve. Rasti i tij është vënë re fillimisht nga vetë spitali, e më pas është njoftuar policia, e cila ka zbardhur ngjarjen dhe ka bërë arrestimin e 26-vjeçarit.


Lajmi kryesor:

Në pranga oksigjenisti 26-vjeçar në spitalin e Kavajës! Mori pa autorizim 30 bombola oksigjeni e i dërgonte në banesa! (EMRI)


  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?