Gjenerali i ushtrisë Alexander Dvornikov dhe komandanti i Qarkut Ushtarak Jugor të Rusisë, është emëruar si komandant i ri i fushatës ushtarake të Rusisë në Ukrainë.
Dvornikov është 60 vjeç dhe ishte komandanti i parë i operacioneve ushtarake të Rusisë në Siri, pasi Putin në shtator të 2015 dërgoi atje trupa ushtarake për të mbështetur qeverinë e presidentit sirian Bashar al- Assad.
Gjatë komandës së Dvornikov në Siri, nga shtatori 2015 deri në qershor 2016, forcat ajrore ruse mbështetën regjimin e Asadit dhe të aleatëve e tij. Nga viti 2000 deri në vitin 2003, Dvornikov shërbeu në fushatën e gjatë të Rusisë në Kaukazin e Veriut, duke përfshirë Luftën e Dytë Çeçene, e cila la në gërmadha kryeqytetin rajonal të Çeçenisë, Grozny.
Forcat ruse kanë përdorur një qasje të ngjashme të ashpër në disa rajone të Ukrainës, duke goditur ndërtesat e banimit në qytetet e mëdha dhe duke shkatërruar pjesën më të madhe të qytetit portual të Mariupol.
Dvornikov iu dha titulli "Hero i Federatës Ruse" nga Kremlini në mars 2016 për shërbimet e tij.
Lajmi kryesor: