Fasli Qibini shqiptari i arrestuar sot në Napoli njihej në rrjetet e drogës dhe me emrin “Babi” apo “Vasco”. Në vitin 2019 media italiane shkruante se Qibini, 64 vjeçari nga Memaliaj dhe me banim në Napoli, ishte pjesë e trafikut të drogës i ndihmuar dhe nga djali i tij, Jonjad Qibini, alias Giovanni.
Hetimet zbuluan gjithashtu se Qibini furnizohej nga ana e tij nga një bashkatdhetar i tij, Denis Martaneshi. Ky i fundit me banim në Romë kishte kontakte të ngushta me furnizuesit e drogës që vepronin në territorin shqiptar nëpërmjet vëllait të tij Florian Martaneshi, përfshirë Gerti Bogo dhe një person i quajtur Haliti.
Gjatë përgjimeve të telefonave të përdorur nga të dyshuarit si dhe vëzhgimet në terren, u bë e mundur që më 25 prill 2016. Të sekuestroheshin 4.5 kg heroinë, ndërsa u arrestua edhe korrieri Leonard Papa. Më 30 janar 2017, u sekuestruan rreth 65 kg marijuanë, ndërsa u arrestuan korrierët Denis Martaneshi dhe Bledar Vogli, po shqiptarë. Aktualisht, tre nga të dyshuarit janë ende në arrati.
Lajmi kryesor:
Arrestohet në Napoli shqiptari ndërmjetës i trafikut të heroinës midis Shqipërisë, Greqisë, Turqisë dhe Italisë! Në kërkim prej 13 vitesh (EMRI)
S.G/ReportTv.al