Kush është Erzen Breçani, 'besniku' i Sali Berishës me poste të larta në polici dhe analist televiziv! SPAK e akuzon si bashkëpunëtor të krimit të organizuar

20 Nëntor 2023, 20:42| Përditesimi: 21 Nëntor 2023, 18:44

  • Share

Erzen Breçani, është arrestuar nga policia, me urdhër të SPAK, pasi akuzohet për pastrim parash dhe për përkrahje të autorit të krimit. Por emri i tij nuk është i panjohur për qytetarët, pasi pavarësisht lidhjeve të qarta politike dhe tani dyshohen edhe lidhjet me krimin, Breçani është paraqitur shpesh nëpër studio televizive si ekspert dhe opinionist i pavarur!

Erzen Breçan, ish-drejtuesi i policisë së Tiranës, pas largimit të qeverisë Berisha, 2013, u përqendrua në aktivitetin e tij të një Security privat ndërsa emri i tij spikati në debatin me ish ministrin Samir Tahiri teksa kërkohej të largoheshin nga pallati banorët tek rruga "Margarita Tutulani". 

Erzen Breçani u shfaq sërish në publik në ngjarjen e Babales, strumbullar i politikës në 2018-2019 dhe një nga dëshmitarët që dekonspiroi skenarin e PD të “Babale”. Asokohe Shqiptarja.com zbardhi ekskluzivisht përgjimet e bisedës telefonike mes ish-zv.drejtorit të policisë së Tiranës Erzen Breçani dhe kunatit të Babales, Fredi Alizoti si dhe konfirmimin që i ka bërë kësaj bisede në prokurori, vetë Erzen Breçani.

Ky i fundit ishte telefonuar nga Fredi Alizoti duke i shpjeguar se ai përgjim ka qenë i sajuar dhe fals, por në mënyrë që ai të mos fliste duhet të bëhej pagesa e premtuar sipas tij nga Salianji. Erzen Breçani njihet si një ndër besnikët e Sali Berishës që e ka shoqëruar në çdo protestë dhe aksion politik në Tiranë.

Në zgjedhjet parlamentare të 2013 ai u shfaq në listën e kandidatëve të PD-së. Erzen Breçani njihet si një ndër besnikët e Sali Berishës që e ka shoqëruar në çdo protestë dhe aksion politik në Tiranë. Në dhjetor të vitit të kaluar ai ishte pranë Sali Berishës gjatë protestës në bulevard kur ish-kryeministrin e goditi një protestues.


Lajmi kryesor:

SPAK zbërthen 'SKY', arrestohet Erzen Breçani, i biri dhe zyrtarë policie! Në kërkim Ervin Mata! Akuza për grup kriminal: Nga trafiku i drogës te sigurimi i kushteve për vrasje


M.Q./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?