Antonio (Anthony) Caci dhe Sylvinho

Kush është Antonio Caci? Mbrojtësi që luan në Bundesligë dhe kërkohet nga Sylvinho

11 Qershor, 14:56| Përditesimi: 11 Qershor, 14:58

  • Share

Antonio (Anthony) Caci është emri i fundit që lidhet me një kalim në kombëtaren shqiptare të futbollit. 26-vjeçari ka lindur në Forbach të Francës dhe ka luajtur edhe tre takime me ekipin e Francës, por në Lojërat Olimpike.

Pjesë e Mainz në Bundesligë, mbrojtësi i majtë ka kontratë deri në verën e 2026 me gjermanët teksa është i shumëkërkuar në treg. Interes për të ka edhe nga kombëtarja shqiptare.

Siç bëjnë me dije mediat online, Sylvinho dhe FSHF janë vënë pas mëngjarashit që luan si mbrojtës në fashën e majtë të fushës. Më 29 janar të këtij viti, trajneri Sylvinho ishte në stadium për ndeshjen Frankfurt 1-0 Mainz dhe të gjithë u habitën për këtë vizitë, pasi Brajan Gruda, i piketuar në atë kohë nga trajneri ishte i dëmtuar dhe nuk mund të luante.

Muaj më vonë mësohet se vizita e Sylvinhos nuk kishte lidhe ekskluzive me Grudën, por edhe me Anthony Caci. Tanimë në FSHF po kërkojnë të bindin mbrojtësin për të pranuar ftesën e Kombëtares, teksa janë në kërkim edhe të rrënjve të tij shqiptare.

Nga mbiemri, gjë që ka nxitur edhe interesimin, Caci duket me origjinë shqiptare, por edhe nëse një gjë e tillë nuk do ishte, askush nuk do e pengonte mbrojtësin që në bazë të dëshirës së tij të pajisej me pasaportën shqiptare dhe në të ardhmen të ishte konkurrenti i Mitaj për rolin e mbrojtësit të majtë.

I dalë nga moshat e Strasbourg, Caci ka luajtur deri në 2022 me ekipin e parë të francezëve dhe më pas kaloi në Bundesligë me Mainzin, aty ku në sezonin e fundit u paraqit në 33 raste, duke shënuar dy herë dhe asistuar në katër raste.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A e forcojnë besimin tuaj tek SPAK arrestimet e Metës e Çyrbjas?