Kush është 39-vjeçari me dy emra që u vra te rezidenca ‘Kodra e Diellit’ në Tiranë! U qëllua nga një distancë e afërt

31 Tetor 2022, 00:04| Përditesimi: 31 Tetor 2022, 00:28

  • Share

 

Report Tv mëson të tjera detaje nga vrasja e Briken Sanajt. Në dokumentet që ju gjetën me vete, ai rezulton si Briken Sanaj, por nga rojet private të Kodra e Diellit, njihet edhe me emrin Anton Gjini. 39-vjeçari kishte më shumë se një vit që ishte rezident te Kodra e Diellit.

Viktima kur ka mbyllur makinën te garazhi dhe është takuar me dy a tre shokë të tij. Ai është qëlluar nga një distancë e afërt me kallashnikov  tre herë nga një makinë tip ‘Benz’, e cila u gjet e djegur në Qafë-Kashar.


Lajmi kryesor:

Atentat te ‘Kodra e Diellit’ në Tiranë, vritet me breshëri plumbash 39 vjeçari nga Lezha! Gjendet një makinë e djegur në Qafë-Kashar, dyshohet e autorëve (VIDEO)


M.Q.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?