Grida Duma dhe Lulzim Basha

Opinion

Kush e zemëroi Gridën, Rama apo Basha!

15 Prill 2021, 17:56| Përditesimi: 15 Prill 2021, 18:00

  • Share

Kryeministri Edi Rama kur hapi fushatën, sulmoi ashpër disa eksponentë të opozitës. Mes tyre, veç ish-kryeministrit Sali Berisha dhe presidentit Ilir Meta, më e goditura prej tij ishte edhe Grida Duma, ose “gridarja” siç e quajti ai.

Demokratët besonin gjerësisht se Grida Duma do të udhëhiqte fushatën e kryeqytetit, derisa doli lista zyrtare.

Por kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, si për çudi i kishte “miratuar” me kohë sulmet politike të Ramës duke e transferuar Grida Dumën në Rrogozhinë. Ndërsa kryeqytetin dhe numrin “2” Basha ia besoi rivales së saj në parti, Jorida Tabakut.

Grida thuajse është harruar edhe nga mediat e djathta gjatë fushatës. Në të kundërt Jorida Tabaku,  e pasulmuar asnjë ditë politikisht nga PS-ja, po shfaqet si në “mediat” e Ramës, ashtu edhe si më e preferuara e Bashës, në parti.

Basha ishte dje në Rrogozhinë. Pavarësisht pakënaqësisë së saj, Grida Duma shfaqi entuziazmin e fitores bashkë me elektoratin.

Me shpresë se diçka do të ndryshojë pas 25 prillit dhe do të rimarrë pozitat që pretendon në parti, Grida Duma mësohet se nuk e ka fshehur tërë këto ditë zhgënjimin e saj nga Rama dhe Basha, madje i druhej ndonjë marrëveshje të fshehtë mes tyre, çka ashpërsoi konkurencën dhe përmbysi ambicjet e saj në parti.

A po distancohet vërtet Basha nga ata që nuk preferon Rama në PD, si kusht për t’u përgatitur para një bashkëqeverisjeje pas 25 prillit?

Dhe e njëjta strategji po ndodh edhe me PS-në që në krye të qarqeve aktivizoi emra të rinj, me të cilët partia më e madhe opozitare mund të bashkëpunojë, me justifikimin e thjeshtë: për të ardhmen e Shqipërisë në BE, sipas modelit aktual gjerman.

Dhe kështu PS dhe PD mbeten duke mbajtur njëra-tjetrën, sikurse besohet prej tyre se ka ardhur koha të shkrihen të gjitha partitë e tjera!

Pavarësisht qejfmbetjes së momentit nga Grida Duma!

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?