Kush e shkatërroi parkun e Lurës!

20 Prill 2016, 14:46| Përditesimi:

  • Share
Kush e shuajti parkun e madh te Lures, te bukuren e dheut? Banoret e Lures, drejtuesit e ketyre komunave, biznesmenet e ndertimit, apo politikanet? Kesaj pyetjeje i pergjigjen keshtu ata qe kane ngele ne Lure: “ Luren e shkaterroi SISTEMI”. Me kete ata nuk e kane fjalen per sistemin demokratik por per nje lidhje te fuqishme qe u krijua dhe veproi brenda tij. Nje sistem njerezish dhe forcash qe e pushtoi vendin tone.

Ne kete sistem jane sistemuar politikanet, psh deputeti i Lures qe kur shkonte ne Lure per te kerkuar votat, ju thoshte banoreve: “Per te jetuar ju mund te prisni ndonje dru nga pylli se neve do e mbyllim nje sy per te ndihmuar te varferit”. Sa u mor ky sinjal nga “bisnesmenet” , shkuan me vrap me plane te sakta “punesimi”: “ Cdo familje qe nxjerr anash rruges nje kamion me lende drusore do te marre 2000 Lek. Kryetari I Komunes qe te mbyll nje sy do te marre 10.000 lek.

Policet ne Rreshen ku do te kalojme ne oren 12.00 te nates do te marrin nga 2000 lek secili per kamion. Dy policet e tjere ne Milot ne Oren 13.00 te nates do te kene 4000 lek dhe ne hyrje te Tiranes 5000 lek. Me kaq fitimi na del rreth 25 mije EU ne sezon duke llogaritur dhe ndonje lehtesim per politikanin”. Pra te gjithe aktoret e ketij sistemi fitonin.

lura

Ky sistem funksionoi me sukses pa u thyer dot as nga ligji as nga ndonje idealist apo njeri i ndershem. Ai lulezoi brenda sistemit Demokratik si kanceri brenda nje njeriu me pamje optimiste .

Keshtu, brenda 15 vjetesh gjithe pasuria e pamate e Lures u kthye ne leke, leket u kthyen ne vila dhe shtepi banimi ne periferi te e Lures dhe Tiranes.” SISTEMI yne shfarroses” vertet prodhoi vila dhe shtepi per disa por per shumicen vazhdoi perseri me papunesi dhe varferi. Parku u rop pothuajse i teri dhe shume banore te zones emigruan ne Tirane dhe pastaj prej ketej, emigruan ne Evrope. Lura ngeli ketu, e prere, e djegur , dhe e venitur deri ne rrezik vdekje. “Lura nuk behet me” thane disa ekspert te ministries dhe te Komisionit Europiane ne nje takim per Parqet ne Tirane. Keshtu e hoqen nga regjistri i te gjalleve, i nderprene fondet, dhe e lane te vetmuar aty larg, pa dashuri , pa vemendje , pa rruge, pa vizitor.

Por ja qe doli nje brez i ri qytetaresh qe ktheu vemendjen nga Lura .” Ejani te mbjellim ne Lure. Te gjithe per Luren” thirrje qe ngjasonte me ate te Vaso Pashes (Kujt i ban zemra m’e e lan’ me dekë ,Kët farë trimneshe, qi sot asht mekë?.).

lura

Brenda 2 javesh ne rrjetet sociale dolen me qindra vullnetare, qe dhane lek per te blere fidane , dolen disa kompani qe sponsorizuan aksionin, dhe mijra njerez qe e pershendeten. Politikanet te habitur po shihnin keta ”te cmendur” qe akuzonin pa fjale por thjesht duke mbjelle fidana edhe ne fund te sezonit. Dhe nderkohe qe te tjeret duartrokisin ata u fshehen si pjesmarres ne krim.

Luren mund ta rregulloj SISTEMI

Nje ekspert pyjesh tha ne takim: “Lura e merr vehten, boll qe te lihet e qete, te mbrohet “

Vertet qe natyra po qe se ruhet nga shfrytezimi barbar i njeriut e merr vehten. Por kur plaget e saje jane te renda kjo mund te kerkoje shume vite, psh 100 vjete. Dhe Lura ka shume plage te tilla sepse ne shume hapesira te saje, kane rene shpesh zjarre qe e kane shkretuar dhe veshtiresuar ringjalljen e shpejte te saje. Keto zjarre ndodhin cdo vit. Menyra barbare e shfrytezimit, duke marre vetem trungun dhe duke lene deget e pemeve, e ka bere rrezikun e zjarrit te vazhdueshem. Parku I Lures eshte I mbushur me lende drusore te tilla, te braktisura dhe duket si te jete goditur nga nje komete.

Pra Lura kerkon perkujdesje per te mos u keqesuar me tej dhe per sherim te shpejte. A do ta beje kete qeveria apo do ja lere ne dore ketyre qytetareve vullnetare?

Lura ka rruge vetem per kamionat e druve, pra vetem per ata qe e vjedhin ate. Rruga nga Rresheni ne Lure eshte njesoj si rruget e shfrytezimit te pyjeve, me gropa me gure ku mund te kalojne vetem makinat e medha te shfrytezimit te pyjeve. Makinat vetura te policies apo inspektoreve te pyjeve, qe te kontrollojne Luren duhet mendohen 10 here per ta bere kete rruge . Po keshtu dhe qytetaret apo turistat qe duan te vizitojne Luren dhe te sjellin nje tjeter lloj zhvillimi kundrejt vjedhjes se pyjeve.

lura

Por a do te shkepuse qeveria disa fonde nga rruget e jugut per te asfaltuar vetem 40 km deri ne Lure apo do ja lene dhe kete vullnetareve?

Lura rilind nepermjet turizmit. Shembulli i zones se Thethit e vertetoi shume mire kete. A do kete programe per nxitjen dhe zhvillimin e ketij turizmi apo ajo do ngelet me turizmin e vullnetareve qe ne 2 ditet e fundit e gjalleruan Luren aq sa s’kishte ndodhur ndonjehere?

Ky pra do te ishte “SISTEMI” I ri qe do ta ringjallte Luren dhe njerezit pastaj do te thone “Luren e rilindi SISTEMI”

Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?