Durrës/ Çfarë e shkaktoi zjarrin në fabrikën e bojrave 'Deutsch Color’ në autostradë? Dy pistat e hetimit

26 Shtator 2023, 10:02| Përditesimi: 26 Shtator 2023, 17:48

  • Share

DURRES - Grupi hetimor i drejtuar nga prokuroria e Durrësit vijon punën për zbardhjen e shkakut të zjarrit që mbrëmjen e 23 shtatorit 2023 përfshiu fabrikën e bojërave ‘Deutsch Color’ në Maminas, në kilometrin e 19 të autostradës Tiranë-Durrës

Fillimisht grupi hetimor ka inspektuar gjithë skeletin e mbetur nga zjarri për të parë nëse flakët mund të kenë nisur nga ndonjë shkak i jashtëm si lëndë pirroteknike, lëndë plasëse e të tjerë ngacmues që shkaktojnë zjarre. Për momentin këto pista janë përjashtuar.

Po hetohet në dy pista të tjera. Njëra ka të bëjë me ndonjë reaksion kimik të lëndëve që përdoren në këtë industri e që prodhojnë temperarura të larta apo zjarre dhe tjetra ndonjë shkëndijë elektrike e shkaktuar nga rrjeti elektrik, apo nga ndonjë bateri të cilat përdoren nga aparaturat dhe instrumentet që përdoreshin atje.

Do të duhet ende kohë bëhet e ditur nga grupi hetimor për të arritur në përfundime.

Zjarri që ra rreth orës 20.00 të mbrëmjes së të shtunës 23 shtator u arrit të shuhet plotësisht vetëm në orët e para të mëngjesit të së dielës, fatmirësisht pa asnjë person të lënduar. 

Ndërkohë, pronari i fabrikës Luan Muça ka deklaruar në polici, se volumin më të madh të punës e kishte me klientë të mëdhenj jashtë vendit dhe mosrespektimi i kontratave me ta për shkak të zjarrit është dëmi më i madh i shkaktuar.

Lajmi ne perditesim ..

S.G//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ergys: 26/09/2023 14:38

    Gono, e di gjithe Durresi qe zjarr pa leje te padrinos Hasanbelliu (don Laze) nuk ka! As kryetar bashkie apo kryeminister deputet.

    Përgjigju
  • adi: 26/09/2023 10:48

    Pista nr.3: Ja vuri vete se nuk e keni idene sa lek marin nga siguracioni, aq sa per te ripat nje te ri e me te mire. ne ate ore SKA ASNJE PIKE SHANCI te kete ate lloj djegje e ka vene vete ky luani po he. Per mua shikoni pronarin se ai do fut nburg

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?