Sali Berisha

Kush e pengon SPAK, të 'godasë' djathtas?

19 Shtator 2023, 13:33| Përditesimi: 19 Shtator 2023, 13:35

  • Share

Që SPAK-u dhe kreu i saj Altin Dumani, po godasin fort korrupsionin dhe krimin e organizuar, kjo nuk vihet në dyshim. Që SPAK-u, po “trazon” ujërat” e rrjetit të korrupsionit në Shqipëri, dhe ka prishur edhe qetësinë e grupeve kriminale, edhe kjo nuk mund të mohohet. Por ajo që, më habit jo vetëm mua, por edhe çdo shqiptar, mbetet fakti se, SPAK-u deri sot ka “goditur” vetëm majtas.

Pra, duket sikur korrupsioni dhe krimi i organizuar, lindi dhe u zhvillua vetëm pas 2013. Duket sikur para atij viti, gjithçka qenë “qelibar”, duket sikur nuk ka ekzistuar korrupsioni, duket sikur nuk ka ekzistuar krimi, trafiqet, grupet kriminale, vjedhja dhe grabitja e pronave dhe milionave të taksapaguesve shqiptarë. Jo, kjo ndoshta ka qenë edhe më e theksuar se pas 2013.

Të mos harrojmë se, organizmat ndërkombëtare nga 2009 deri 2013, bënin thirrje të vazhdueshme qeverisë shqiptare, ish-kryeministri Berisha dhe organeve të drejtësisë, për të ndëshkuar krimin, korrupsionin, shkeljen e të drejtave të njeriut, grabitjet e pronave në bregdet, dhe ndryshuar situatën e krijuar. Bashkimi Europian dhe SHBA, bënin thirrje të vazhdueshme për “ndëshkimin e korrupsionit që kishte mbërthyer ministrat, zv.ministrat, drejtoritë, ligjvënësit, dhe shkëputjet e lidhjeve të tyre me grupet kriminale”.

Por thirrjet e tyre asokohe, binin në veshin e shurdhër. Atëhere, me plot të drejtë sot, lind pyetja, pse SPAK-u nuk mund të hapë dosjet akoma të nxehta të një ‘mali” me dosje korruptive të ish-qeveritarëve të kësaj opozite, që sot kërkojnë sërish pushtetin ? Përse dhe kush e pengon SPAK-un, të nisë me guxim dhe kurajo hapjen e dosjeve të korrupsionit, dosjeve të ish-ministrave dhe ish-pushtetarëve vendorë dhe qëndrorë të periudhës 2005-2013?

Edhe ata janë po aq të pasur nga ish-ministrat e arrestuar të kësaj qeverie, madje më milionarë se ata. Edhe ish-ministrat e Foltores, madje dhe ish-kryeministri i saj, janë po aq të akuzuar, madje jo vetëm nga organet kompetente në Shqipëri, por edhe ato amerikane, britanike, etj. Atëhere, edhe sa kohë do ti duhen SPAK-ut, të vendosë nisjen e hetimeve dhe ndëshkimin edhe të atyre që sot kapardisen majë vilave, resorteve dhe makinave 200 mijë euroshe, dhe “përbetohen për drejtësinë, begatinë e popullit dhe demokracinë”. “Ligji është i barabartë për këdo”, dhe ndëshkimi ligjor vonon por nuk harron. Kjo duhet ta udhëheqë kreun e SPAK-ut dhe prokurorët e asaj strukture kurajoze, për ti dhënë shqiptarëve shembullin e mirë të paanësisë, dhe barazisë para ligjit.

Nuk mund të bëjmë sikur “kemi harruar gjithçka ka bërë qeverisja e Berishës në 8 vite”, dhe të merremi me “ç’ka po bëjnë pushtetarët e sotëm”. Dyshimi mbi të vërtetën, nis kur drejtësia “harron” të shkuarën. Dosjet e korrupsionit, trafiq eve dhe krimit të organizuar 2005-2013, duhen nxjerrë nga “vrimat” dhe sirtaret, ku janë futur nga prokurorët dhe gjyqtarët e Plepave. SPAK-u, duhet të tregojë se nuk ka asnjë ndikim politik, ndryshe do të lëkundë besimin tek shqiptarët.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Artan: 20/09/2023 13:46

    Po syte qe te te dalin ty!po ku e shikon goditjen e SPAK-ut majtas ti o derdimen?Ketu ka 10 vjet eshte bere dhe po behet kerdia ti na tregoke goditje majtas!sherbetor rilindas!

    Përgjigju
  • George: 20/09/2023 12:26

    Sali Berisha i duhet Edi Rames ne Kuvend si gogol per te trembur votuesit.

    Përgjigju
  • Si do godasë djathtas?: 19/09/2023 17:15

    Duke lënë Berishët të pa prekur!

    Përgjigju
  • Halil.: 19/09/2023 14:50

    Akoma jane ne fuçi 65% e plepistave qe jane ne drejtesi!ato kane fuçine per te penguar marrjen e opozites per krimet qe i kane bo ketij vendi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?