Sali Berisha gjatë nje nga takimet e Foltores

Kush e financon ‘Foltoren’ e Sali Berishës dhe ish-ministrave të tij?!

6 Dhjetor 2021, 12:27| Përditesimi: 6 Dhjetor 2021, 12:30

  • Share

Kur Lulzim Basha riaktivizoi para disa javësh një propozim të vitit 2018 të PD për vettingun e politikanëve, e gjithë klasa politike në sinkron e sulmoi atë si të papërputhshëm me misionin e SPAK.

Edhe Berisha që i kishte bërë thirrje Departamentit të Shtetit më 30 korrik të këtij viti për të detyruar Edi Ramën të pranonte vettingun e politikanëve, e konsideroi atë pisqollë politike të Lulzim Bashës.

E njëjta histeri unanime pasoi edhe paralajmërimet e Bashës për përfshirjen e dispozitave për luftën ndaj oligarkisë në këtë propozim. Argumenti bashkonte sërish Rilindjen me Foltoren: kjo është një nismë marksiste, anti-biznes, anti-sipërmarrje. Veçanërisht nga Foltorja vinte akuza se kjo ishte një gjobëvënie ndaj bizneseve, siç i quajnë ato oligarkët e lidhur mish e thua me qeveritë, të vjetrat dhe të rejat.

Ndërsa raporti i Edi Ramës me oligarkët është i qartë – ndarje e parave të buxhetit dhe liçensave e konçesioneve -, avokatia e Foltores për oligarkët në këtë situatë kur asaj i duhet aq shumë pastërtia morale, është interesante.

Në seancat e saj dy herë në javë, Foltorja nuk bën asnjëherë thirrje për pastrimin e opozitës nga korrupsioni dhe të korruptuarit. Për Berishën, nëse ka të korruptuar në opozitë, ata janë të gjithë me Lulzim Bashën. Ndërsa në shkallët e Foltores dhe prapa kuintave të saj, nuk ka korrupsion, e për pasojë, as nuk është e nevojshme të kërkohet çlirim prej tij.

Të gjitha këto cedime të Foltores në raport me korrupsionin në radhët e saj dhe oligarkinë prapa saj janë të lidhura me nevojën që ka ajo për financim. Asnjë transparencë nuk është parë e nevojshme të bëhet për financimet që merr Foltorja. Dhjetëra salla që janë marrë me qira, mijëra kilometra udhëtim me eskortë dhe shpenzimet shoqëruese të këtyre aktiviteteve kanë një kosto.

Si të mos mjaftonte kjo, eksponentë të saj kanë njoftuar se do ta organizojnë të ashtuquajturin kuvend të tyre në stadiumin “Air Albania”, qiraja e të cilit për një ditë varion nga 50 mijë në 100 mijë euro. Ndërkohë në media kanë dalë edhe pjesë nga materialet e dosjes së pjesëmarrësit, që për 7000 e kusur vetë që do të përgatitet ka një kosto të konsiderueshme.

Kush i paguan këto kosto? A ka ndonjë mënyrë transparente për t’i mbledhur këto fonde? Si kontabilizohen veprimet e tilla ekonomike, përfshirë prodhimin në vlera të konsiderueshme apo dhurimin e tyre, kontratat e qirave dhe faturat e shtrenjta të organizimeve të tilla?

Shumë pyetje kërkojnë përgjigje nga opinioni publik dhe nga demokratët për mënyrën se si u majis dhe po mbahet gjallë me fonde një lëvizje politike anti-opozitë nga ata që u shpallën non-grata nga ShBA për korrupsion dhe pengim të drejtësisë dhe përkrahësit e tyre.

Mediat e mëdha si Wall Street Journal, Reuters, etj kanë njoftuar ditët e fundit se Presidenti Biden do të vijojë ashpërsimin e masave ndaj njerëzve të korruptuar me masa shtesë që synojnë të mbyllin shtigjet e pastrimit të parave të korrupsionit. Kjo nënkupton se bizneset e lidhura me këta politikanë të korruptuar do të vuajnë sanksione të rënda nga ShBA dhe sistemi financiar ndërkombëtar.

Kjo javë do të jetë intensive për zhvillimrt që lidhen me këtë temë. Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë u shpreh të premten se Thesari amerikan do të ndërmarrë një varg masash për të shpallur individët e përfshirë në veprimtari malinje që minojnë demokracinë  dhe institucionet demokratike nëpër botë, përfshirë korrupsionin, represionin, krimin e organizuar dhe shkeljen serioze të të drejtave të njeriut.

Këto fraza janë familjare për publikun shqiptar dhe është e lehtë që kushdo të bëjë lidhjen me ata që targeton ky varg masash. Por derisa ato të jenë bërë publike, për shqiptarët do të jetë e paqartë se kush e financon Foltoren e Sali Berishës dhe ish-ministrave e ish-drejtorëve të tij.

Komento

Komente

  • Indro: 07/12/2021 20:09

    Është një gjë e thjeshtë. E paguan populli i gjorë, ato zuzarët që i shkojnë nga pas nuk shkojnë gratis.

    Përgjigju
  • O tej: 06/12/2021 16:46

    Foltoren e Berishes e ka financu dhe ky temi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?