Kush duhet të fitojë zgjedhjet në SHBA? Shqiptarët të ndarë: Trump ka bërë gjynahe, s'i falen! Biden më demokratik

30 Shtator 2020, 22:24| Përditesimi: 30 Shtator 2020, 22:29

  • Share

TIRANË- Qytetarët e Shqipërisë janë të ndarë me Donald Trump dhe Joe Binden. Report Tv me gazetaren Ledina Jakimi ditën e sotme ka marrë mendimin e tyre se kush duhet të fitojë në zgjedhjet presidenciale në SHBA.

"Mendoj Joe Biden, për ndryshim ndoshta më mirë se Donald Trump".

"Biden, i ka pikët më të forta".

"Unë mendoj sërish Donald Trump nga ato që dëgjoj në TV"

"Donald Trump se e ka fituar popullaritetin. Në shumë gjëra, del në publik shumë hapur dhe rregulloi marrëdhëniet e Kosovës me Serbinë".

"Donald Trump se është më i miri, për ekonomi, politik është më i miri president që ka pasur ndonjëherë".

"Për mua Joe Biden se Trump s'ka paguar fonde dhe ka bërë gjynahe, miliarder është, nuk i falet një presidenti që udhëheq një popull dhe një shtet".

"Joe Biden, se ai është njeriu më demokrat", thonë disa nga qytetarët. 

Megjithatë, ka dhe nga ata qytetarë që janë krejtësisht indiferentë.

"Unë jam e depolitizuar për Shqipërinë, imagjino për Amerikën".

"Po ça vlere ka, ne s'po zgjidhim problemet tona këtu, do zgjidhim të Amerikës", thonë të tjerët.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Une: 01/10/2020 03:54

    Them Trump2020

    Përgjigju
  • Une: 01/10/2020 01:22

    Trump 2020

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?