Kush do të drejtojë partinë nëse do të jetë në ‘arrest shtëpie’, ja si përgjigjet Berisha

25 Dhjetor 2023, 13:44| Përditesimi: 25 Dhjetor 2023, 13:50

  • Share

1703151216_saliberisha.JPG

SPAK ka kërkuar për Sali Berishën masën e sigurisë ‘arrest ne shtëpi’, ndërsa nesër pritet që gjykata të caktojë masën e sigurisë. I pyetur se ‘kush do të drejtojë punën në selinë blu?’, Berisha në një bashkëbisedimi me ndjekësit tha se ai do të përmbushë të gjithë detyrimet, por theksoi se menaxhimin e punës do ta drejtojë një grup i strukturuar në PD.

'Në këtë situatë PD-në do ta drejtojë Sali Berisha. Historia e arrestit të liderëve të opozitës nuk është e re diktaturat e kanë përsëritur. Natyrisht kryesia e ngushtë e saj janë organet që do të merren me drejtimin punëve të saj. Por kryetari kudo që të jetë do të përmbushë detyrimet e tij. E merrni një fakt të kryer për të cilin nuk ka nevojë të komentoj duke u bërë de fakto mbështetës të këtij akti. PD do të ecë drejt fitores dhe përmbysjes së diktaturës.'- tha Berisha.


Lajmi kryesor:

Afera 'Partizani'/ SPAK ‘kurseu’ qelinë për Berishën, kërkon “arrest shtëpie”, nesër GJKKO cakton masën për ish-kryeministrin


M.Q./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?