Kush do i paguajë agjentët e FBI?
Xhafaj: Në janar Vettingu në polici 

8 Nëntor 2017, 11:33| Përditesimi:

  • Share
Ministri Fatmir Xhafaj ka shpjeguar sot në komisionin e Sigurisë së agjentët e FBI, por edhe ekspertët nga Italia dhe Gjermania do të paguhen nga qeveritë e vendeve të tyre.

Ekspertët e FBI, Gjermanisë dhe të Italisë do të paguhen nga qeveritë e vendeve respektive. Ne krijojmë kushtet dhe stafin që u shërbejnë. Stafi është nga policia e shtetit dhe ministria e Brendshme, nëse do të jetë e nevojshme për burime shtesë do i kërkoj qeverisë për të nxjerrë buxhet.

Aktualisht janë akomoduar ekspertët e FBI, do vijnë edhe të tjerë, ka filluar punë edhe eksperti nga Gjermania, presim dy nga Italia. I bashkohen Task Forcës qendrore dhe ne 12 drejtoritë rajonale” tha ai.

Përsa i përket Vettingut në Policinë e Shtetit, Xhafaj theksoi se do të nisë nga 1 janari. “Vettingu në polici do të nisë nga 1 janari. Nga buxheti i shtetit një shumë e caktuar të kalojë për vettingun, që ne të kemi njerëz me integritet te policia. Kemi në total rreth 11 mijë punonjës policie, pjesa tjetër është Garda, MB dhe agjenci tjera në varësi të ministrisë.

Për sa i përket investimeve, gati 70% e tyre shkon për teknologji. Ne sot kemi një situata jo të shëndetshme për mjetet e investigimit. Përveç policisë së Shkodrës, drejtoria me gjendjen më të keqe, dhe RENEA, që ka filluar si projekt dhe do çohet përpara. Përtej kësaj, jashtë buxhetit jemi duke punuar me shoqata” deklaroi ministri. 

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?