Kus Kus me perime nga Zonja Vjollca

20 Prill 2020, 10:56| Përditesimi: 20 Prill 2020, 13:02

  • Share

Kus Kus me perime

Përbërësit:

200 gr kus kus

200 ml lëng perimesh

2 kunguj

2 patëllxhanë

1 spec I kuq

1 degë selino

1 qepë e kuqe (e vogël)

120 gr qiqra

kripë dhe piper I zi

vaj ulliri

½ lugë kafe kumin

½ lugë kafe kurkuma

Përgatitja:

Lajmë perimet dhe të gjitha (Kungujt, patëllxhanët, qepën, selinonë dhe specin) I presim në kubikë të vegjël me brinjë 0.5 cm.

Në një tepsi ku kemi shtruar letër pjekje vendosim perimet, I spërkatim ato pak me kripë dhe piper të zi, me vaj ulliri, I trazojmë të gjitha perimet që të lyhen mirë me vaj dhe I vendosim në furrën e parangrohur në temperaturë 180 gradë, për 20 minuta.

Në një tas vendosim 200 ml lëng perimesh të nxehtë ku shtojmë kumin, kurkuma, 1 lugë gjelle vaj, kripë dhe lëngun e limonit.

Vendosim kuskusin në një tepsi dhe mbi të hedhim lëngun e perimeve duke e përzierë mirë.  E mbulojmë tepsinë me celefon dhe e lëmë kuskusin të përthithë lëngun e perimeve. Pasi të largojë 10 minuta, largojmë celefonin dhe thërrmojmë kus kusin. Ndërkohë larghojmë perimet nga furra, i bashkojmë me kuskusin shtojmë qiqrat dhe i përziejmë mirë në mënyrë që shijet të bashkohen me njëra tjetrën. E shërbejmë të spërkatur me majdanoz.

 

D.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?