Kus kus me perime nga zonja Albana

28 Shkurt 2023, 11:13| Përditesimi: 28 Shkurt 2023, 11:14

  • Share

Kus kus me perime, një gatim i shëndetshëm dhe me shije nga zonja Albana

Përbërësit:

  • 200 gr kus kus
  • 150 gr djathë tofu
  • 2 speca
  • 2 domate
  • Kaperi
  • Vaj ulliri
  • Lëng limoni
  • Nenexhik i freskët
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Fillimisht presim në feta djathin tofu, ngrohim tiganin (ose skarën) dhe e pjekim për 2-3 minuta nga çdo anë. Ndërkohë kuskusin e gatuajmë duke ndjekur minutazhin e përcaktuar në paketim.

Lajmë domatet dhe specat dhe i presim në kubikë. Përgatisim salcën marinuese duke trazuar lëngun e limonit me kripën, piperin dhe vajin e ullirit. Në fund shtojmë kaperin dhe nenexhikun e freskët.

Pasi kuskusi të jetë zier, bashkojmë të gjithë përbërësit. Në fund shtojmë salcën marinuese dhe e shërbejmë sipas dëshirës të ngrohtë apo të ftohtë.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?