Kus kus me domate dhe ullinj nga Zonja Vjollca

20 Prill 2020, 11:03| Përditesimi: 20 Prill 2020, 13:02

  • Share

Kus kus me domate dhe ullinj

Përbërësit:

1 gotë kus kus

1 gotë ujë të valuar

50 gr ullinj jeshil

50 gr kastraveca turshi

50 gr domate të thata në vaj

100 gr proshutë

2 lugë gjelle majdanoz I grirë

1 lugë  gjelle nenexhik I freskët

1 ½ lugë gjelle limon

Vaj ulliri

kripë dhe piper I zi

Përgatitja:

Ullinjtë I presim në unaza, domatete e thata në vaj I presim  në shirita. Kastravecat në rrathë kurse proshutën në kubikë.

Vendosim kus kusin në një tas, shtojmë në të pak kripë, piper dhe vaj ulliri, e përziejmë dhe më pas shtojmë një gotë ujë të valuar.

E përziejmë pak dhe e mbulojmë me celefon për 10 minuta. Më pas shtojmë në tas të gjithë përbërësit e përgatitur më parë. I përziejmë mirë dhe gjithcka është gati për servirje.

 

D.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?