Albin Kurti

Kurti: Vuçiç refuzoi ofertën time për asocacionin

21 Mars 2023, 18:53| Përditesimi: 21 Mars 2023, 20:28

  • Share

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq e ka refuzuar një ofertë të tij për “vetëmenaxhim të serbëve të Kosovës, në një asociacion” që do ta hartonte dhe propozonte vetë Kurti. Ai nuk ka dhënë më shumë hollësi për këtë ofertë.

Në një postim në Twitter, Kurti e ka përmendur këtë refuzim të Vuçiqit, duke i rikujtuar edhe refuzimet tjera të presidentit serb për të nënshkruar Marrëveshjen për normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë më 27 shkurt, si dhe aneksin për zbatimin e kësaj Marrëveshjeje, më 18 mars në Ohër.

‘Pas refuzimit të nënshkrimit të Marrëveshjes së 27 Shkurtit dhe para se të refuzonte përsëri nënshkrimin e saj me Aneksin e 18 Marsit, Presidenti i Serbisë refuzoi ofertën time bujare të vetë-menaxhimit për serbët, në një shoqatë që unë do ta hartoja dhe propozoja. A është ai Dr Jo apo Z. Nyet? E dimë që ai nuk është mjek.’- shkroi Kurti.

Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për Asociacionin më 2013 dhe më pas më 2015 mbi parimet për themelimin e tij. Po më 2015, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka gjetur se marrëveshja nuk është në harmoni të plotë me Kushtetutën. Serbia kërkon që Kosova të zbatojë marrëveshjet e arritura, por Qeveria e Kosovës është deklaruar kundër një asociacioni njëetnik.

 

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?