Kurti: Vetëvendosje do të bëjë opozitë të fortë në komunat që nuk i qeveris

19 Dhjetor 2021, 09:41| Përditesimi: 19 Dhjetor 2021, 09:44

  • Share

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se partia e tij Lëvizja Vetëvendosje do të jetë e përkushtuar në komunat ku qeveris, ndërsa do të bëjë opozitë të fortë ndaj atyre komunave që nuk i fitoi në zgjedhjet lokale. Kjo deklaratë e Kurtit në mbledhjen me qendrat e Lëvizjes Vetëvendosje.

“Ky është buxheti i zhvillimit, mirëqenies, solidaritetit dhe investimeve. Aty gjenden fondet e ndara për mbështetje të prodhuesve vendor dhe bujqve, fondet për ringjallje të ndërmarrjeve publike, shtesat për nënat lehona e fëmijët, shtesat për familjet me asistencë sociale dhe pensionistët, e deri te investimet në fushat si ajo e shëndetësisë, sigurisë, infrastrukturës, kulturës e rinisë. Në anën tjetër, Lëvizja Vetëvendosje do të jetë e përkushtuar edhe në komunat ku qeveris, dhe do të jetë opozitë kryesore nëpër komunat tjera të Kosovës”, tha Kurti.

Në mbledhjen e përbashkët me qendrat u fol edhe për zgjedhjet e brendshme të cilat u tha se do të rinisin në fillimvitin që po vjen, të cilat ishin ndërprerë për shkak të pandemisë dhe zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?