Stërvitja ‘Defender ‘23’ nis në Prishtinë, nesër zhvendoset në Tiranë! Kurti: Ushtarakët e FSK-së, në krah të mijëra ushtarakëve të 25 vendeve të NATO-s

21 Maj 2023, 13:38| Përditesimi: 21 Maj 2023, 17:10

  • Share

Me himnet e Republikës së Kosovës dhe SHBA-së filloi të dielën stërvitja “Defender Europe 2023” e cila të hënën zhvendoset në Tiranë. Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, tha se Kosova tashmë po eksporton siguri.

“Kosova vazhdon të transformohet nga konsumator e sigurisë, në një eksportuese të sigurisë, duke ndihmuar për të ofruar siguri më të madhe në tërë botën”, tha Hovenier.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e sheh stërvitjen “Defender Europe ’23” është një simbol i vendosmërisë kolektive për ta ruajtur paqen dhe stabilitetin në një botë, që po sfidohet vazhdimisht.

“Ky ushtrim ndërkombëtar është një simbol i vendosmërisë tonë kolektive për ta ruajtur paqen dhe stabilitetin në një botë që po sfidohet vazhdimisht. Është një kujtesë se forca jonë nuk qëndroi vetëm në fuqinë e armëve tona, por në lidhjet që krijojmë, në aleancat që ne ndërtojmë”, u shpreh Osmani.

Kryeministri Albin Kurti e cilësoi këtë ditë, si ngjarjen më të madhe stërvitore ushtarake që ka ndodhur ndonjëherë në Kosovë duke theksuar se vendi I tij do të përfaqësohet me mijëra trupa që do bashkëveprojnë me ushtritë partnere.

“Mbi 1 mijë e 300 ushtarak të forcave tona do të ekzekutojnë detyra stërvitore e ushtarake. Ju siguroj që do të vazhdoni të keni mbështetjen e qeverisë dhe institucioneve të shtetit në ngritje dhe zhvillim profesional”, tha Kurti.

Ndërkaq ministri i mbrojtjes, Armend Mehaj u shpreh optimist për afrimin e Kosovës në NATO duke theksuar se ky është pikësynimi kryesor i qeverisë së Prishtinës.

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?