Albin Kurti dhe Josep Borrell, foto arkivi

Kurti takohet në Berlin me Lajçakun dhe Borrell: Diskutuam për situatën në veri të Kosovës! Djegia e makinave, e pa pranueshme

3 Nëntor 2022, 11:00| Përditesimi: 3 Nëntor 2022, 11:02

  • Share

BERLIN-  Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka takuar në Berlin kryediplomatin e Bashkimit Evropian, Josep Borrell dhe përfaqësuesin e posaçëm për Dialogun Kosovë - Serbi, Miroslav Lajçak.

Qeveria e Kosovës bëri me dije se fokusi i bisedimeve ishte marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë si dhe elementët e kornizës për normalizimin e plotë dhe njohjen reciproke. Mes të tjerash, biseda u fokusua në çëshjtjet e energjisë dhe reciprociteti i targave, nisur nga vendimet e fundit të Prishtinës.

Pas takimit Borrell ka shkruar në Tëitter se me Kurtin ka diskutuar edhe për situatën në veri të Kosovës, duke shtuar se djegia e veturave me targa RKS atje është e papranueshme.

“E diskutuam situatën në veri të Kosovës. Veprimet përçarëse, si djegia e veturave, janë të papranueshme. Marrëveshjet e dialogut duhet të respektohen. Ftojmë të gjithë të jenë të përmbajtur në veprime. Ne, gjithashtu, diskutuam për rrugën përpara për normalizimin”, shkroi ai.

Kurti ndodhet në Berlin si pjesë e samitit të Procesit të Berlinit. Pjesëmarrës janë krerët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, Presidentja e KE-së Ursula von der Leyen dhe Presidenti i KiE-së Charles Michel.

Me vendimin e qeverisë janë vendosur disa afate për konvertimin e targave të makinave të lëshuara nga Serbia në ato të Republikës së Kosovës. Sipas qeverisë nga 1 nëntori deri më 21 nëntor fillon masa e qortimit, deri më 21 janar, do të jetë masa e gjobitjes dhe nga 21 janari do të përdoren targat provuese për dy muaj të tjerë, pas së cilës datë më 21 prill nuk do të lejohen targa tjera në Kosovë.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?