Albin Kurti dhe Heleni Vakali

Kurti takohet me zyrtaren greke, kërkesë për njohjen e Kosovës

3 Maj 2022, 14:28| Përditesimi: 3 Maj 2022, 14:33

  • Share

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti  zhvilloi sot  një takim me Shefen e Zyrës Ndërlidhëse greke në Kosovë Heleni Vakali.

Gjatë takimit Kurti foli rreth marrëdhënieve të mira mes dy vendeve dhe rritjes së shkëmbimeve tregtare, bashkëpunimit në ekonomi dhe në investime .

Kurti kërkoi që Greqia t’i bashkohej shumicës së shteteve të Bashkimit Evropian dhe të njohë pavarësinë e Kosovës.

Sipas zyrës së Kryeministrit, Vakali tha se Greqia edhe pse ende nuk e njeh pavarësinë e Kosovës ka arritur të zhvillojë marrëdhënie bilaterale.

 “Ambasadorja Vakali tha se është e nderuar për detyrën që ka marrë dhe se Greqia është mike e sinqertë dhe e fuqishme e Kosovës. Edhe pse ende nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, Greqia ka arritur të zhvillojë marrëdhënie bilaterale pa kurrfarë problem, theksoi znj. Vakali. Ajo u shpreh e impresionuar me potencialin e madh që ka Kosova dhe mundësitë që ekzistojnë për bashkëpunimin bilateral. Ambasadorja e vlerësoi angazhimin e qeverisë për vlera demokratike dhe për rezultatet në luftimin e korrupsionit”, thuhej në komunikimin zyrtar.

Kryeministri Kurti dhe ambasadorja Vakali ranë dakord që duhet të vazhdojnë projektet e përbashkëta në arsim e kulturë dhe në organizimin e radhës të forumit ekonomik.

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?