Situata në Veri të Kosovës, Kurti: 1012 qortime janë shqiptuar deri tani! Ata që po urdhërojnë largimin nga institucionet e kanë problem ligjin

9 Nëntor 2022, 11:19| Përditesimi: 9 Nëntor 2022, 11:43

  • Share

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti edhe ditën e sotme, i ka bërë sërish thirrje serbëve që të mos i braktisin institucionet e Kosovës.

“Jemi Qeveri e përgjegjshme e të gjithëve, kundër kriminelëve e përkushtuar për zhvillim, barazi e integrim. Sundimi i ligjit dhe demokracia janë garantuesit më të mirë të paqes. Bëjë thirrje që të mos bojkotohen e braktisen institucionet”, u shpreh Kurti.

Gjatë mbledhjes së qeverisë, Kurti tha se deri sot në mëngjes, Policia ka shqiptuar 1012 qortime/vërejtje për personat që nuk i kanë zëvendësuar targat e automjeteve që i lëshon Serbia.

"Problemi i tyre nuk janë vendimet tona e as afatet që parashihen në to, 1012 qortime janë lëshuar deri sot në mëngjes, asnjë incident i shënuar dhe asnjë ankesë. Problem janë sulmet me bomba, djegiet e veturave e shtëpive. Ata që po urdhërojnë braktisjen e institucioneve të Kosovës janë ata të cilëve u pengon ligjshmëria e kushtetutshmëria, luftimi i kriminalitetit e korrupsionit.”, tha Kurti.


Lajmi kryesor:

Tensionet/ SHBA kundër vendimit për targat: Ndaloni gjobat, urgjent nisni negociatat për Asociacionin! Kurti-Vuçiç takohen nesër në Paris


S.C/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?