Kryeministri Albin Kurti

Kurti: Serbia po zhvillon stërvitje ushtarake aty ku janë fshehur trupat e pajetë të 744 shqiptarëve të Kosovës

22 Prill 2023, 20:36| Përditesimi: 22 Prill 2023, 22:56

  • Share

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nëpërmjet një postimi në twitter ka reaguar pas stërvitjeve ushtarake që Serbia ka ndërmarrë në Bajatnicë. Ai shkruan se në këtë vend, janë fshehur trupat e pajetë të 744 shqiptarëve të Kosovës, përfshirë 46 anëtarë të familjes Berisha.

Në përfundim të shkrimit të tij, Kurti shkruan se trupat e viktimave mund të fshihen por e vërteta nuk mund të varroset.

“Në një varr masiv në Batajnicë, u fshehën trupat e 744 shqiptarëve të Kosovës, përfshirë këtu 46 anëtarë të familjes Berisha. Në vend të një memoriali për viktimat e luftës, Serbia po zhvillon atje stërvitje ushtarake për "Ditën e Forcave të Armatosura". Trupat mund të fshihen, por e vërteta nuk mund të varroset”-shkruan Kurti.

Sot Serbia ka zhvilluar një stërvitje ushtarake për ‘Ditën e Forcave të Armatosura’. Vendi i zgjedhur për stërvitjen konsiderohet i qëllimshëm, pasi edhe vetë Kurti shkruan se në të njëjtin vend ka një varr masiv për trupat 744 shqiptarëve të vrarë nga serbët.

B.V//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?