Albin Kurti

Kurti: Serbia po vazhdon të mohojë krimet e kryera ndaj shqiptarëve

31 Mars, 16:11| Përditesimi: 31 Mars, 16:12

  • Share

Kryeministri Albin Kurti ka akuzuar sot Serbinë se po vazhdon të mohojë krimet e kryera ndaj shqiptarëve nga forcat e saj kriminale edhe 25 vjet pas përfundimit të luftës në Kosovë.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, ai ka thënë se mbi 950 shqiptarë janë nxjerrë nga pesë varreza masive në Serbi.

“Ende mungon pranimi i së vërtetës nga Serbia dhe drejtësia për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë. Si Qeveri e Republikës së Kosovës, ritheksojmë zotimin tonë për të mos reshtur së kërkuari ndriçimin e së vërtetës dhe drejtësi për krimet e luftës,” ka shkruar Kurti në Facebook.

Ai ka përkujtuar se më 31 mars 1999, në shtëpinë e familjes Kumnova në Gjakovë, forcat serbe rrëmbyen dhe vranë gjashtë burra e djem civilë Albion Kumnova, Artan Efendija, Gëzim Deva, Lutfi Bunjaku, Bekim Bunjaku dhe Shkëlzen Binishi.

“Pasi i rrëmbyen, ata i vranë dhe i zhdukën. Serbia ua rrëmbeu edhe kufomat, në përpjekje për të fshehur gjurmët e krimit. Në vitin 2011, trupat e tyre u gjetën në Batajnicë në periferi të Beogradit. Mes tyre nuk ishte Albioni. Albioni ishte 21-vjeç. Sot bëhen 25 vjet nga zhdukja e tij. Ҫerek-shekulli pritje e përpjekje për të vërtetën për të zhdukurit me dhunë nga Serbia.

Sot, në këtë përvjetor, duke përkujtuar të birin e vetëm të familjes Kumnova, kujtojmë më të dashurit e familjeve të shumta të popullit tonë të cilët u rrëmbyen e zhdukën me dhunë nga regjimi gjenocidal i Millosheviqit. Nderojmë sakrificën për shtetin tonë të lirë. Qëndresa e Nënës Nesrete dhe Bacës Muharrem Kumnova na mbanë të fortë të gjithëve,” ka përfunduar Kurti.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Turi: 31/03/2024 16:19

    Nuk e di cfare dreqin kerkon , hajde te fillojme me Gjermani e tani perse na pushtoj dhe te fillojme lufte me ta . Mos u mbeshtet shume te perendimoret dhe te kerkosh shume se pastaj po ngele vetem nuk besoj se je ne gjendje ti besh balle serbiae prandaj me mire kerko te bashkepunosh dhe te shikosh per paqe dhe jo per hakmarrje sepse pervec humbjes nuk ke asnje gje te mire

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?