Kurti refuzoi takimin informal në Tiranë, Deputeti i PDK, Xhavit Haliti: U soll si fëmijë, Kosova humbi mundësinë të fliste për interesat e saj

17 Korrik 2023, 12:53| Përditesimi: 17 Korrik 2023, 13:06

  • Share

Mospjesëmarrja e Kryeministrit Albin Kurti në takimin e Tiranës, në kuadër të procesit të Berlinit, ka nxitur reagime të shumta në Kosovë. Politikanë dhe analistë vendas e vlerësojnë këtë vendim në dëm të Kosovës.

Në një intervistë për Report TV për emisionin “Sot Shqipëria Live” deputeti i PDK-së Xhavit Haliti shprehet kritik ndaj refuzimit të Albin Kurtit të ftesës për të qenë i pranishëm në takimin informal të liderëve të Ballkanit Perëndimor që po mbahet në Tiranë.

"Kosova e ka humbur shansin për të biseduar për interesat e saj dhe përgatitur rajonin për të mbështetur në projektin e saj për zhvillim. Nuk e konsideroj të arsyeshme që kryeministri i Kosovës të sillet si kalama sepse ai ka marrë detyrën për të udhëhequr Kosovën dhe është i pari zyrtar në Kosovë që duhet të hedhë firmën për zhvillimin e saj" tha Xhavit Haliti.

Takimin e sotëm informal që po mbahet në Tiranë e quan ngjarje të rëndësishme dhe parapërgatitje për procesin e Berlinit

“Parapërgatitja për të nisur zbatimin e procesit të Berlinit do të thotë parapërgatitja për shpenzimin e fondeve të BE-së, rrugë, autostrada.Fatkeqësisht po ndodh pa asnjë arsye, sepse marrëdhëniet Kosovë- Shqipëri duhet të jenë të hapura dhe të diskutojnë për çdo gjë që kanë të bëjnë me dy vendet tona dhe duhet ti gjendemi njëri tjetrit në këtë situatë".

S.G//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ndergjegja: 17/07/2023 13:33

    XhavitHaliti ka fuqi morale te korigjoj ALBIN KURTIN??? PIKA E ZEZE ME KETE LEPIRESB*THE QE NGA RAMISALIA E DERI TE KRYEMINISTRI AKTUAL SHQIPTAR. KY VRASES,I KORRUPTUAR DHE HAJDUT I DYTE I 3% TE "VENDLINDJA THERRET" PAS ISAMUSTAFESLLOBOS PO NA BEN PATRIOTIN DHE ATDHEDASHSIN E MENÇUR E TE URTE. CFARE PATURPSIE SHOHIM E DEGJOJME NGA KETA DREJTUESIT E PANIT KOSOVAR QE JU SHOFTE FARA.

    Përgjigju
    • Zdravo: 17/07/2023 15:52

      Zdravo ndergjegja. Ulemi dhe flasim me Milanin non grata për “te zgjidhur” hallet e VV-së, jo me vellain, qofte ky i PAN-it apo KM i Shqipërisë. Shkoni o palaço se na hapet barkun me mitin patriotik te një politikani injorant, karagjoz dhe enverist si Albini. Patriot ai qurrash balestërthyer që nuk do bashkëpunëtorët e vetë, do dojë popullin dhe të mirën e Kosovës. E çuditshme se budallëku është shumë i zëshëm në Kosovë, aq shumë ua ka hedh trutë e gomarit Albini juve.

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?