Kurti refuzoi takimin në Tiranë, opozita e Kosovës: Logjikë e mbrapshtë dhe inatçie

17 Korrik 2023, 15:56| Përditesimi: 17 Korrik 2023, 15:57

  • Share

1689158259_sasas.JPG

Kreu i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, deklaroi se refuzimi i kryeministrit Albin Kurti në një takimin BE-Ballkan në Tiranë, tregon “logjikën e mbrapshtë, inatçore dhe autoritare” të një njeriu që udhëheq Kosovën.

Sipas tij, është e papranueshme që Kosova të përjashtohet nga të gjitha tryezat.

Tahiri ka kërkuar nga Qeveria që të marrë pjesë në takime ku flitet për të mirën e vendit. Ndërsa shtoi se mospjesëmarrja e kryeministrit Kurti në takim e sotëm që mbahet në Shqipëri, është duke e dëmtuar më shumë Kosovën.

Mes tjerash, ai sërish ka akuzuar Qeverinë për masat e marra ndaj Kosovës nga bashkësia ndërkombëtare.


Lajmi kryesor:

Samiti i Procesit të Berlinit, Rama takim informal me liderët e rajonit në Tiranë, i pranishëm Varhelyi! Mungon Albin Kurti


G.MO/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?