Rama, Taravari dhe Kurti

Kurti publikon fotot me Ramën dhe kreun e Aleancës për Shqiptarët: Duhet të jemi krah njëri-tjetrit! E kemi të qartë orientimin euro-atlantik

23 Janar, 09:17| Përditesimi: 23 Janar, 17:25

  • Share

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, pas samitit në Shkup me liderët e vendeve të rajonit dhe zyrtarë të BE-së, ka publikuar në facebook, foto me kryeministrin Edi Rama dhe kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, Arben Tivarin duke theksuar se shqiptarët duhet të jenë krah njëri tjetrit.

Mes të tjerash, Kurti shkruan se shqiptarët e kanë të qartë orientimin euro-atlantik dhe ndërtimin e aleancave të ndryshme.

“Në Shkup, në margjina të konferencës së liderëve të rajonit për Planin e Rritjes së BE-së, bashkë me kryeministrin Rama takuam dhe bashkëbiseduam me Arben Taravarin, Kryetarin e Aleancës për Shqiptarët. Shqiptarët më shumë sesa fat, e kanë vetëdije historike e kombëtare orientimin e qartë euro-atlantik dhe ndërtimin e aleancave mbi vlera e bindje. Sfidat shpesh i kemi të ngjashme e të përbashkëta. Shërbimin ndaj qytetarëve duhet përherë ta kemi qëllim të palëkundur të angazhimit politik. E në rrugë e sipër na duhet të jemi krah për njëri-tjetrin, për zhvillim, demokratizim, reformë, progres dhe mirëqenie”- shkruan Kurti.

Ditën e djeshme, 2 kryeministrat shqiptarë morën pjesë në samitin e organizuar në Shkup të Maqedonisë së Veriut mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe zyrtarëvëe të BE-së lidhur me planin e rritjes ekonomike për shtetet ballkanike.

B.V//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?