Albin Kurti dhe Dora Bakoyannis

Kurti pret në Prishtinë ish-ministren e Jashtme të Greqisë: Anëtarësimi në Këshillin e Evropës, proces historik për Kosovën

2 Nëntor 2023, 20:48| Përditesimi: 2 Nëntor 2023, 20:52

  • Share

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe raportuesja e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Dora Bakoyannis, janë takuar sot në Prishtinë.

Nëpërmjet një videoje të ndarë nga Kurti në profilin e tij të facebook-ut, bën me dije se gjatë takimit është biseduar rreth anëtarësimit të Kosovës në Këshillin Evropian.

“Është nder dhe kënaqësi e madhe që t’ju mirëpres. Çështja e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin Evropian është proces historik për vendin tonë. Ne besojmë që jemi në rrugën e duhur dhe po përpiqemi me aq sa dimë dhe mundemi që të bëjmë më të mirën në raport me vlerat themelore, demokracinë, sundimin e ligjit dhe të drejtat e njeriut, në mënyrë që gjithçka të shkojë mirë në të gjitha fazat e anëtarësimit”, ka thënë Kurti.

Gjatë ditës Bakoyannis u takua edhe me presidenten Vjosa Osmani dhe zëvendës ministrin e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti. Kujtojmë se më parë Bakoyannis ka mbajtur postin e ministres së Jashtme në Greqi. 

B.V/ReportTv.al
Komento

Komente

  • populli: 03/11/2023 10:09

    lale je bo ene ti si ky i shqiperise...pret ket kelliren qe firmosi vjedhjen e detit !

    Përgjigju
  • Ervin: 02/11/2023 21:05

    Kohet e fundit ka nje qasje pozitive te Athines ndaj Kosoves ndersa Shqiperia ramiste e minon cdo dite. Si duket, arbereshet-arvanitas-greke si Bakojanis, jane me serioze dhe larg nacionalizmave religjoz per arbereshet me ne veri-kosovaret. Ndersa arvereshet-shqiptare per fat te keq ende te kapur nga mafia enveristo-ramiste ora u ka mbetur ne injorance.

    Përgjigju
    • Arber.: 03/11/2023 00:03

      Po mor Ervin futi nje tas përshesh ene kthjellohesh.Politika o sport I rende djali.Kur tia dëgjosh krismen kalit te trojes te ka hy thelle e smunsh me m e qit.Greku sben asgjë per asgjë.

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?