Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se po kryhen të gjitha veprimet e mundshme me qëllim lirimin e 3 policëve të rrëmbyer nga forcat serbe në veri të Kosovës. Ai u bëri sërish thirrje ndërkombëtarëve që të dënojnë agresionin e Serbisë.
“Jemi duke bërë gjithçka që ata të lirohen sa më shpejt, të pacenuar, ndërkaq në anën tjetër, i ftojmë edhe njëherë faktorët ndërkombëtarë që ta dënojnë agresionin e Serbisë më 14 qershor kur njësitet e tyre speciale dhe ushtarake dhe policore rrëmbyen policët tanë – njësiti antiterror dhe ai Kobra i ushtrisë tre policët tanë në Leposaviq të cilët ndodheshin pikërisht te një rrugë e mbyllur ilegale e kontrabandës”, tha ai.
Kurti shtoi se me shumë mundësi, shefi i Zyrës Ndërlidhëse të Republikës së Kosovës në Beograd, Jetish Jashari në fillim të javës do të mund t’i vizitojë policët e paraburgosur në Serbi.
“Sipas të gjitha gjasave, në bazë të lajmeve që kemi, në fillim të javës që vjen, ambasadori Jetish Jashari, i cili përndryshe është shef i zyrës ndërlidhëse të Kosovës në Beograd do të arrijë t’i vizitojë këta tre policë”, tha kryeministri.
Lajmi kryesor:
Vuçiç: Nuk takohem me Albinin në Bruksel! Kurti: Po bëjmë gjithçka për lirimin e 3 policëve të rrëmbyer! Mediat serbe: Serbët do formojnë vetë asociacionin
B.V/ReportTv.al