Kurti për planin evropian të dialogut: Njohje de facto nga Serbia, de jure vjen më vonë

16 Shkurt 2023, 15:54| Përditesimi: 16 Shkurt 2023, 15:55

  • Share

1676559288_AlbinKurtie1616432331602.jpeg

Njhje de facto, de jure do të vijë më vonë, ky ka qenë zotimi i kryeministrit të Kosovës Albin Kurti në parlament pas rrebeshit të pyetjeve të deputetëve që kërkonin shpjegime në lidhje me hapat e Prishtinës zyrtare drejt pranimit të një propozimi, i cili ende nuk është bërë publik, por është zbardhur vetëm pjesërisht nga media të caktuara.

“Ky propozim parasheh normalizim të marrëdhënieve ndërkombëtare ku Republika e Kosovës dhe ajo e Serbisë njohin njëra tjetrën në formën de fakto. Një gjë e tillë duket e qartë në tekstin e marrëveshjes por një gjë e tillë është premtuar edhe nga shtetet e emisarëve që e kanë propozuar marrëveshjen si dhe vet Bashkimi Europian”, tha Kurti.

Sipas Kurtit, marrëveshja i vendos praktikisht Kosovën dhe Serbinë si dy entitete të barabarta.

“Serbia nuk do të mund ta kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare. Njohje de jure e Serbisë nuk është në mënyrë eksplicite e shkruar në marrëveshje, por është pjesë sekuenciale e planit që do të arrihet në ndërkohë”, shtoi ai.

Kryeministri shpjegoi se Serbisë i është treguar këtë radhë qartazi se pa njohjen e Kosovës nuk do të anëtarësohet dot në Bashkimin Europian, gjë që siç theksoi ai, nuk ka qenë kusht i shkruar më parë.


Lajmi kryesor:

Debate në Kuvendin e Kosovës, opozita kritikon qeverisjen e Kurtit: Keni dështuar! Kreu i qeverisë: Njohje de facto nga Serbia


G.MO/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?