Kurti për dinarin: S’mund ta kthejmë pas vendimin, nuk duam ta ndëshkojmë askënd

12 Shkurt, 13:39| Përditesimi: 12 Shkurt, 18:35

  • Share

Prishtine- Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se nuk do të ndërhyjë në Bankën Qendrore të pavarur në zbatimin e rregullores, e cila hyri në fuqi më 1 shkurt.

Ai përsërit se qëndron prapa rregullores së ri të Bankës Qendrore të Kosovës për zbatimin e euros si monedhë e vetme e vendit.

Kurti tha se qeveria e tij nuk do të ndërhyjë në Bankën Qendrore të pavarur në zbatimin e rregullores, e cila hyri në fuqi më 1 shkurt.

Duke folur në një intervistë për Bloomberg në Londër, shefi i ekzekutivit kosovar përsëriti se serbëve etnikë do t’iu jepet kohë për t’u përshtatur.

“Ne nuk mund ta kthejmë këtë vendim. Nuk do të kemi asnjë lloj mase ndëshkuese – ne nuk duam ta ndëshkojmë askënd" tha Kurti të hënën 12 shkurt 2024. 

Faktori ndërkombëtar e ka kritikuar Qeverinë e Kosovës pse nuk e ka shtyrë afatin për zbatim të rregullores së BQK-së, duke thënë se duhet më shumë kohë për adaptimin e komunitetit serb me vendimin.  Kushtetuta e Kosovës përcakton që duhet të ekzistojë vetëm një valutë për kryerje të pagesave me para të gatshme. Kosova nuk është pjesë e Eurozonës – të cilën e përbëjnë 20 vende anëtare të Bashkimit Evropian – por e ka euron si valutë kryesore prej vitit 2002. 

S.G//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?