Kurti pas vendimit të Asamblesë: Me Kosovën, KiE fiton një demokraci të re e të gjallë

16 Prill, 20:27| Përditesimi: 16 Prill, 20:28

  • Share

1712312471_albinkurti.JPG

Pasi Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës i tha po anëtarësimit të Kosovës në këtë institucion ndërkombëtar, reagoi edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duke theksuar se shpreson se faza e ardhshme do të mbyllet me sukses.

‘Asambleja Parlamentare i thotë PO Kosovës. Jemi edhe një hap më afër dhe vetëm një hap larg anëtarësimit në Këshillin e Evropës. Faza e radhës dhe e fundit që na pret është ministeriali në muajin maj. Meqenëse që nga viti 1951, Komiteti i Ministrave nuk ka marrë vendim ndryshe nga Opinioni i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, besojmë që edhe faza e ardhshme do të përmbyllet me sukses. Megjithatë, puna jonë do të vazhdojë. Nga anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës, fiton demokracia, sundimi i ligjit dhe të drejtat e njeriut. E me Kosovën aty, Këshilli i Evropës fiton një demokraci të re e të gjallë, ku sundon ligji e respektohen të drejtat e njeriut. Faleminderit të gjithëve. Urime të gjithëve!’- shkruan Kurti.


Lajmi kryesor:

Asambleja parlamentare e Këshillit të Evropës voton për anëtarësimin e Kosovës në KiE


M.Q./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Në përplasjen Veliaj-Berisha kujt i jepni të drejtë?