Kurti në Shkup: Plani i rritjes ekonomike përshpejton rrugën drejt BE-së

22 Janar, 10:28| Përditesimi: 22 Janar, 10:41

  • Share

 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të hënën në Shkup se vlerat e Bashkimit Evropian duhet të bëhen reforma në Ballkanin Perëndimor, dhe se mbështetja e Bashkimit Evropian, duhet të jetë edhe financiare.

Ai i ka bërë këto deklarata në nisje të konferencës “Plani i Rritjes së Ballkanit Perëndimor dhe Integrimi më i Shpejtë në BE”, që do të mbahet në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut.

“Republika e Kosovës sot do të dorëzojë listën e reformave të diskutuara, ndërkaq në ditët në vijim, do të dorëzojmë edhe listën e projekteve indikative. Sa u përket reformave, aty në qendër e kemi reformën e administratës publike dhe të menaxhimit të financave publike, ndërkaq të projekteve i kemi ato për agjendën e gjelbër, digjitalizimin, investimet në sektorin privat dhe ngushtimin e hendekut infrastrukturor”, ka thënë shkurt Kurti.

Kurti e ka përmendur se ky plan përshpejton rrugën e Ballkanit drejt BE-së, diçka që sipas Kurtit është "edhe qëllimi, edhe fati ynë".

Sipas tij ky është një takim shumë i rëndësishëm i cili do të mundësojë të ketë sa më shumë bashkëpunim rajonal dhe ecje më të përshpejtuar drejt bashkimit Evropian.

“Në këtë mbledhje 6 shtete të Ballkanit Perëndimorë e takojnë Bashkimin Evropian për Planin e Rritjes. Brukseli dhe Uashingtoni bashkë me Ballkanin Perëndimorë në Shkup për rritjen ekonomike dhe jo vetëm të rajonit tonë. Vlerat e Bashkimit Evropian duhet të bëhen reforma tek ne, ndërkaq mbështetja e Bashkimit Evropian duhet të jetë edhe financiare”, tha Kurti. Plani i rritjes nënkupton 6 miliard euro për rajonin tonë… Republika e Kosovës sot do të dorëzoj listën e reformave të diskutuara ndërsa në ditët në vijim do të dorëzojmë edhe listën e projekteve indikative”, tha Kurti.


Lajmi kryesor:

Liderët e Ballkanit në Shkup për planin ekonomik! SHBA e BE: Vendet që pengojnë ecurinë do kenë pasoja! Rama: Unioni duhej të ishte më serioz për integrimin


SI.E.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?