Kryeministri Albin Kurti ka mbajtur konferencë të përbashkët për media me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ku ka folur edhe për vendimin e qeverisë për targat. Kurti tha se Serbia merr donacione nga BE por vazhdon të marrë mjete ushtarake nga Rusia e Kina. Shefi i ekzekutivit tha se Serbia përfiton donacione dhe fonde nga BE-ja por vazhdon të militarizohet nga Rusia e Kina.
“ Në pikat kufitare Bërnjak dhe Jarinje ne nuk kemi marrë ndonjë vendim të ri përveçse po e zbatojmë një marrëveshje të vjetër, fatkeqësisht Serbia u përgjigj me forcë duke grumbulluar forca ushtarake dhe mjete luftarake siç janë tanket dhe aeroplanët luftarakë të Rusisë. Fatkeqësisht ndodhemi në një situatë ku Serbia merr donacione nga BE-ja, dhe përkundër që i merr këto donacione pa zbatuar vlera do të duhej të demokratizohet e jo të militarizohet nga Rusia e Kina”, tha Kurti.
Ai tha po ashtu se sulmet në Zubin Potok janë pasojë e deklarata luftënxitëse të Vuçiç.
“Unë kam kërkuar që të dënohen sulmet në Zubin Potok e Zveçan pasi këto sulme erdhën pas deklaratave luftënxitëse të presidentit të Serbisë dhe pas demonstrimeve luftarake në kufi me Kosovën”, tha ai.
Lajmi kryesor: