Albin Kurti

Kurti në Forumin Ekonomik të Vjenës: Serbia refuzoi të nëshkruante marrëveshjen në Bruksel, duhet më shumë presion

13 Nëntor 2023, 15:57| Përditesimi: 13 Nëntor 2023, 15:58

  • Share

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është duke marrë pjesë në Forumin Ekonomik të Vjenës. Gjatë fjalimit të tij ai ka komentuar zhvillimet e fundit në Kosovë dhe marrëdhënien me Serbinë, duke e cilësuar 'jo të mirë'. Ai gjithashtu ka theksuar rëndësinë e presionit ndaj Beogradit për nënshkrimin e marrëveshjes. 

“Në Bruksel ne kemi arritur marrëveshjen, ne kemi shtuar aneksin e zbatimit në Ohër, por atëherë Serbia refuzoi të nënshkruajë, dhe kemi pasur sulme kundër ushtarëve të KFOR-it, pastaj rrëmbimin e policëve të Kosovës, dhe sulmin më pas ku u vra rreshteri ynë. Eskalimi ka ndodhur përkundër marrëveshjes, e cila nuk ishte nënshkruar. Serbia është fqinji ynë më i madh, kufiri është rreth 300 kilometër, kjo përben rrezik për sigurinë, duhet më shumë presion ndaj Beogradit për marrëveshje”, tha Kurti.

Kurti tha se nënshkrimi i njohjes de-facto është hapi parë dhe më i rëndësishëm. Në fjalimin e tij, kryeministri Kurti gjithashtu deklaroi se ka pasur zhvillim ekonomik dhe se Kosova nuk është vend i madh, por është shembull i mirë.

“Të gjithë ne kemi nevojë për rritje ekonomike. Më duhet të përmendi tri sfidat kryesore që kanë ndodhur, e para kërcënimet e sigurisë, e dyta pabarazia shoqërorë dhe e treta ndryshimet klimatike. Gjatë këtyre viteve sa jam në pushtet, ia kemi dalur të shtojmë çdo vit nga 1milion euro ekonomisë tonë”, tha Kurti

Kryeministri Kurti gjithashtu tha se rritja ekonomike ka qenë 10%.

“Gjithashtu, inflacioni ka rënë këtë vit, në janar ishte 12 %, dhe ka rënë në muajin e kaluar në 3.3 %", tha Kurti.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?