Foto nga takimi në Paris

Kurti në Forumin e Paqes në Paris, takim me presidentin e Bosnjë Hercegovinës, flitet për zbatimin e plotë të marrëveshjes të Procesit të Berlinit

10 Nëntor 2023, 09:35
  • Share

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ndodhet në Paris për Forumin e Paqes ku ka takuar edhe përfaqësuesit e Presidencës së Bosnjë Hercegovinës, me të cilët ka biseduar për rëndësinë e zbatimit të marrëveshjeve nga Procesi i Berlinit.

Gjatë takimit me kryetarin e Presidencës së Bosnjë Hercegovinës, Zhelkjo Komshiç, Kurti ka vënë në pah rëndësinë e zbatimit të plotë të marrëveshjes nga Procesi të Berlinit, atë për lëvizjen e lirë me letërnjoftim.

“Faleminderit kryetarit të Presidencës së Bosnjë-Hercegovinës, Zheljko Komshiç dhe anëtarit të Presidencës, Denis Beçiroviç, për një takim produktiv. Diskutuam rëndësinë e zbatimit të plotë të marrëveshjeve të Procesit të Berlinit, veçanërisht asaj për lëvizjen e lirë me letërnjoftim dhe eksploruam bashkëpunimin e mëtejshëm”, shkroi Kurti.

Tre marrëveshje thelbësore rajonale janë nënshkruar më 03.11.2022 në Berlin në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit, të cilat do ta thellojnë bashkëpunimin mes shteteve nga Ballkani Perëndimor.

Marrëveshjet e nënshkruara nga shefat e qeverive të vendeve të Ballkanit Perëndimor, kanë për qëllim integrimin rajonal dhe lëvizjen e lirë të qytetarëve të rajonit.

 

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?