Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë vizitës së tij në Zvicër, në kuadër të pjesëmarrjes në Forumin e Davosit është takuar me zëvendës sekretarin për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike të Departamentit të Shtetit Amerikan, James C. O’Brien.
Mediat kosovare bëjnë me dije se qeveria e Kosovës ka informuar që në fokus të takimit ka qenë angazhimi dhe përkushtimi për fuqizimin e bashkëpunimit e thellimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve, duke mos lënë në hije as zhvillimet rajonale.
K.M/ReportTv.al“Si partnerë dhe aleatë, jemi gjithmonë të bashkërenduar dhe në komunikim të vazhdueshëm. Zëvendës sekretari O'Brien vlerësoi përparimin ekonomik dhe demokratik të Kosovës dhe vetëpërmbajtjen e institucioneve të Republikës së Kosovës pavarësisht provokimeve dhe sulmeve në veri të vendit”,- thuhet në njoftimin e qeverisë së Kosovës.