Kurti me ambasadorët e QUINT-it, thekson propozimin e tij për zgjedhjet serbe: Mbajtja e tyre në Veri kërkon marrëveshje ndërshtetërore

30 Nëntor 2023, 21:53| Përditesimi: 30 Nëntor 2023, 21:59

  • Share

Kryeministri Albin Kurti, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, ka zhvilluar një takim ditën e sotme me përfaqësuesit diplomatikë të shteteve të QUINT-it dhe Bashkimit Evropian.

Sipas mediave kosovare, pjesë e diskutimit ka qënë kërkesa e Serbisë drejtuar OSBE-së për mbajtjen e zgjedhjeve të saja presidenciale dhe parlamentare në territorin e Republikës së Kosovës.

Gjatë takimit, Kurti ka theksuar se për këtë çështje ai ka informuar OSBE-në se për organizim të votimeve jashtë Zyrës Ndërlidhëse të Serbisë në Prishtinë është e nevojshme një marrëveshje ndër-shtetërore dhe se kërkesa për një marrëveshje të tillë duhet të vijë nga Serbia si palë e interesuar.

Po ashtu, autoritetet kosovare bëjnë me dije se kryeministri i Kosovës ka shprehur keqardhjen para ambasadorëve të QUINT-it. për injorimin e thirrjes së tij ndaj Serbisë.

“Ai shprehu keqardhjen e tij për mungesën e gatishmërisë se Serbisë për një marrëveshje të tillë që do të ju mundësonte shtetasve të Republikës së Kosovës që kanë edhe shtetësinë e Serbisë të marrin pjesë në zgjedhje sipas praktikave më të mira evropiane ndërshtetërore për votim nga jashtë vendit”, thuhet në njoftimin e Kryeministrisë.​

K.M/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?