Albin Kurti

Kurti: Marrëdhëniet me SHBA-në shumë të mira, por nuk pajtohemi për gjithçka

19 Shkurt, 22:02| Përditesimi: 19 Shkurt, 22:06

  • Share

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka dhënë përgjigje diskutimeve dhe kureshtjes së opinionit publik mbarëshqiptar se në çfarë niveli janë aktualisht marrëdhëniet me SHBA-në.

Teksa mori pjesë në vënien e gurthemelit të fabrikës së prodhimit të dyerve dhe dritareve në Verbicë të Kmetocit, Kurti tha se partneriteti me SHBA dhe vendet aleate ngelet i shëndetshëm por sipas tij kjo nuk do të thotë se Kosova duhet të pajtohet apriori me udhëzimet e tyre.

Po ashtu, lidhur me vendimin e BQK-së për ndalimin e dinarin serb, Kurti tha se Qeveria e Kosovës, në bazë të ligjeve dhe të Kushtetutës, ka për detyrë ta mbështesë vendimet dhe rregulloret e BQK-së.

“Si kryeministër i Republikës së Kosovës kam folur që raportet tona, bashkëpunimi ynë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është shumë i mirë, tash ne jemi partner, aleatë edhe miq, kjo nuk do të thotë që pajtohemi absolutisht çdoherë në çdo vend për gjithçka, mirëpo në këtë aspekt kemi një rregullore të re të Bankës Qendrore të Kosovës të cilën qeveria e Kosovës sipas Kushtetutës dhe ligjit ka për detyrë ta mbështesë, andaj edhe unë them që raportet tona janë shumë të mira dhe i qëndroj kësaj fjale. Pra nuk ka shpërputhje mes motit sot dhe raporteve me SHBA-të”,- theksoi ai.

I pyetur nga gazetarët në lidhje me dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Kurti tha se është i gatshëm për nënshkrimin e marrëveshjeve të propozuara nga ndërkombëtarët, me presidentin serb Aleksandër Vuçiç.

“Jam treguar konstruktiv edhe atëherë kur na kanë thirrur në Bruksel dhe raundi i bisedimeve nuk mund të thuhet se ka qenë i suksesshëm. Unë këtë e bëj për BE-në, por edhe për shkak se duhet të kemi marrëdhënie normale me Serbinë”,-  tha Kurti.

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Emigrant: 20/02/2024 09:43

    Po sikur amerika dhe NATO i kthen krahet kosoves Ata 90 perqind e atyre qe ja mbathen nga frika e serbit ne 98 ten do marrin pushken te mbrojn shtetin e pavarur qe ua fali uck dhe amerika Apo do ja mbathin prap

    Përgjigju
  • rezi: 19/02/2024 22:26

    Ky ndyresire me qeverine e tij po mer ne qafe Kosoven.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?