Albin Kurti

Kurti: Kosova po përgatitet për të aplikuar për anëtarësimin në NATO dhe BE

29 Maj 2022, 13:07| Përditesimi: 29 Maj 2022, 13:10

  • Share

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar gjatë ditës së sotme se së shpejti Kosova do të aplikojë për anëtarësim në Partnerin e Paqes në kuadër të NATO-s si dhe në Bashkimin Evropian.

Kurti e bëri të ditur lajmin në mbledhjen e 47-të Këshillit të Përgjithshëm të LVV-së.

“Kemi aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Anëtarësimi ynë në Këshillin e Evropës është vlerë e shtuar për Këshillin dhe mundësi për Kosovën që të përparojë më shumë në fushën e drejtësisë. Jemi duke i bërë përgatitjet për aplikim për anëtarësim në Partneritetin e Paqes në kuadër të NATO-s, e do të aplikojmë edhe për anëtarësim në BE”, u shpreh Kurti.

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?